Zhdukja e drogës në polici, pezullohen tre efektivë
Prishtinë -Tre zyrtarë të policisë së Kosovës, janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se janë të përfshirë në zhdukjen e 47 kg heroinë dhe disa mijëra eurove nga godina e ish- qendrës për trajnime policore. Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti, bazuar në hetimet e para preliminare.
Tre zyrtarët e policisë, njëri major dhe dy oficerë policie akuzohen për shkelje disiplinore administrative. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia e Kosovës, majori i pezulluar është zyrtar përgjegjës për sektorin mbështetës për sistemin vëzhgues të kamerave për sigurinë e objektit ish-Qendra për Trajnime Policore. Ndërsa dy zyrtarët policor kanë qenë në detyrë për sigurimin e objektit kur pak ditë më parë, më 25 prill nga kjo qendër u zhdukën mbi 47 kg heroinë, disa mijëra euro dhe objekte të tjera.
“Këto veprime janë veprimet fillestare të këtij procesi hetimor i cili do të vazhdojë dhe duke u bazuar në rezultatet e hetimeve të brendshme do të ndërmerren edhe masa të tjera varësisht nga të gjeturat e këtyre hetimeve”, thuhet në komunikatën e Policisë. Nga ana tjetër bëhet e ditur se, Task Forcë po vazhdon hetimet për personat e dyshuar për vjedhjen e rëndë që të vihen sa më parë para ligjit.