BE i ofron mbështetje Kosovës për integrimin
Bruksel -Bashkimi Evropian është i përkushtuar të ndihmojë Kosovën për procesin e integrimeve. Deklaratat i janë bërë kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dje në Bruksel. Haradinaj ka marrë garanci nga zyrtarët e Bashkimit Evropian se Brukseli është i përkushtuar që të ndihmojë Kosovën të ecë tutje në procesin e integrimeve, ndonëse bashkëbiseduesit e tij kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi është i komplikuar si pasojë e mosnjohjes së pavarësisë nga ana e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.
Piuerr Mirel drejtori për Ballkanin në Komisionin Evropian, sipas Haradinajt ka premtuar se Komisioni do punojë në përpilimin e studimit për Kosovën i cili do duhej të publikohet në këtë vjeshtë. Haradinajt shtoi se gjatë takimeve, pos gatishmërisë së Brukselit për ndihmë, i është tërhequr vërejtja elitës politike në Kosovë se edhe Prishtina zyrtare duhet të përmbushë obligimet e veta, dhe mënyra më e mirë për këtë do ishte përmbushja e kërkesave të paraqitura në raportin mbi progresin nga nëntori i viti të kaluar.