Nga 1 maj-1tetor, kalim pa pasaporta Kosovë-Shqipëri
Prishtinë -Që prej ditës së sotme, e deri më 1 tetor do të lehtësohen kalimet kufitare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të kalojnë kufirin me Republikën e Shqipërisë pa pasaporta dhe vetëm me letërnjoftim valid. Ky vendim është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.