Këshilla të thjeshta që normalizojnë tensionin
Autori i Lajmit: red.
Humbisni kilet e tepërta
Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje, nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu, ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiak.
Shëtisni
Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45minuta. Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme.
Ndërprisni duhanin
Duhani shkakton çarjen e kapilarëve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se akoma edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër, me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit, muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.
Kontrolloni stresin
Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është, se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin, duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, me shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.
Kujdesuni për regjimin ushqimor
Preferoni peshk dhe zarzavate. Peshqit si sardelet, salmoni etj. përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit; derrit, pulës etj. deri në një herë në javë. Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.
Rregulloni temperaturën e shtëpisë
I nxehti mund të jetë një faktor rëndues për hipertensionin sikurse edhe për hipotensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët rrisin sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit (por edhe për hipotensionin), për shkak se nxehtësia vepron negativisht në të dy llojet e tensionit.
Simptomat dhe rreziqet e presionit të lartë të gjakut
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla si: dhimbje koke, marramendje, dhimbje dhe ndjenje rëndesë në gjoks, pagjumësi, urinim i shpeshtë, etje e madhe, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. Rreth 40 për qind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale. Ndërsa 16 për qind e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër. Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat etj. një pjesë e të sëmurëve me hipertension nuk u nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionit të tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku. 95 për qind e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundjeje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme hormonale).
Rrushi, i mirë për zemrën
Studimi i ri spanjoll ka treguar se fibrat ushqyese të cilat janë të pranishme në rrushin e zi zvogëlojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, edhe atë shumë më tepër sesa burimet tjera të fibrave ushqyese.
Në studim janë përfshirë 21 pjesëmarrës me nivele normale të kolesterolit dhe 13 pjesëmarrës me nivel të rritur të kolesterolit, të cilët kanë marrë fibra ushqyes shtesë nga rrushi. Pas 16 javësh të konsumimit të 7.5 gramëve në ditë fibra ushqyese nga rrushi, niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDLkolesterolit në mënyrë të dukshme është zvogëluar, edhe sidomos në grupin e pjesëmarrësve në studim të cilët në fillim të studimit kishin pasur nivel të rritur të kolesterolit
Çaji i gjelbër përmirëson apnenë e gjumit
Apnea shkakton pushime të frymëmarrjes gjatë fjetjes, duke dëmtuar organet
Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjakut, infarktit të zemrës, goditjeve në tru, dhe dëmton funksionet njohëse të vetëdijes, siç është mësimi dhe kujtesa
Një gotë çaj i gjelbër mund të jetë gjithçka që mund të ofrojë mjekësia alternative, nëse keni probleme me mësimin dhe kujtesën, të cilat janë pasojë e apnesë obstruktive të gjumit, forma më e shpeshtë e çrregullimit të frymëmarrjes që është në lidhje me çrregullimet e gjumit. Apnea obstructive e gjumit e lë organizmit pa oksigjen gjatë fjetjes. Personat me këtë gjendje, përjetojnë pushime të frymëmarrjes gjatë fjetjes, duke pasur rënie te nivelit të oksigjenit, i cili mund tëdëmtojë organet. Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjakut, infarktit të zemrës, goditjeve në tru, dhe dëmton funksionet njohëse të vetëdijes, siç është mësimi dhe kujtesa. Sipas një artikulli të botuar në revistën, “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, antioksidantët e fuqishëm të pranishëm në çajin e gjelbër mund të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre problemeve njohëse. Çaji i gjelbër përmban polifenole, të cilat në bazë të rezultateve nga eksperimentet e bëra në kafshë, mund të mbrojnë ndryshimet neurodegjenerative të cilat kanë lidhje me sëmundjen Parkinson dhe Alzheimer.
Vrapimi shkakton eufori!?
Personat të cilët vazhdimisht ushtrojnë gjithmonë flasin për atë ndjenjën e shkëlqyer, që e kanë gjatë apo pas aktivitetit fizik. Disa prej tyre madje pohojnë se ndjehen sikur kanë marrë ndonjë lloj droge për disponim më të mirë. Substancat të cilat kanë ndikim në nxitjen e ndjenjës së disponimit janë endorfinat, opioide të cilat prodhohen nga truri. Mirëpo, meqenëse nuk është e mundur që të caktohet vlera e endorfinave të prodhuara nga truri pas aktivitetit trupor, teoria e euforisë sportive nuk është vërtetuar në mënyrë shkencore. Megjithatë, duke iu falënderuar teknologjisë së re mjekësore, disa shkencëtarë gjermanë kanë arritur të vërtetojnë se vrapimi sjell deri te niveli i rritur i endorfinave në tru. Këto endorfine veprojnë në qendrën trunore për emocione, dhe njëkohësisht e rritin pragun e tolerancës për dhimbje. Ende nuk dihet nëse efekti është i ngjashëm te të gjithë, meqenëse disave u pëlqen aktiviteti trupor, e të tjerëve jo.
Ananasi përmban elementë që favorizojnë tretjen dhe kanë përparësi kundër infeksioneve
Perimet dhe frutat, sipas ngjyrave, çfarë dobish kanë mbi shëndetin
Bluja –antioksiduese dhe mbrojtëse e zemrës
Ka bërë histori dieta e Mariah Carey-t, e cila nuk pranonte të hante asgjë që nuk ishte ngjyrë violë. Ushqimet e kësaj ngjyre dhe ngjyrës blu kanë veti antioksiduese, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe shqetësimeve kardiake. Ato ndihmojnë edhe në luftimin e efekteve negative të ndotjes, të tymit dhe stresit, të pranishëm në radikalet e lira. Konsumoni sa më shumë produkte në tonet e blusë dhe violës, sepse rrisin energjinë, duke ju bërë më të predispozuar drejt praktikimit të sportit.
E kuqja-pastruese e mëlçisë
Edhe perimet dhe frutat e kuqe – domatet, luleshtrydhet, qershitë, shalqiri – përmbajnë në masë antioksidantë që luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Për shembull, rrepat janë të pasura me peroksid, aq të nevojshme në dezintoksikimin e mëlçisë. Një sekret që nuk e keni ditur? Produktet e kuqe, përveç të tjerash, ndihmojnë në ruajtjen e gjendjes së mirë shëndetësore edhe në moshën e shkuar.
E gjelbra-antistres dhe prohormonale
Perimet dhe frutat në këtë ngjyrë janë të dobishme në luftimin e lodhjes dhe stresit. Janë të pasura me vitaminë B dhe hekur. Një burim i pashtershëm energjie. Vitamina B ndihmon edhe në prodhimin e hormoneve, ideale për gratë që marrin pilula kontraceptive. Perimet, si lakra, janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe luftojnë fryrjet e stomakut. Dhe në fund, për të pasur lëkurë, thonj dhe flokë me shkëlqim, nuk ka gjë më të mirë sesa avokadoja, e pasur me omega 3 dhe magnez.
E verdha dhe portokallia- për shtatzanat
Për një shikim sa më të pastër nuk ka gjë më të mirë sesa ushqimet që kanë ngjyrën e diellit. Karotat dhe kungujt përmbajnë karoten dhe përbërës të tjerë, që mbrojnë sytë dhe forcojnë sistemin imunitar. Ananasi përmban elementë që favorizojnë tretjen dhe kanë përparësi kundër infeksioneve. Patatja është e pasur me vitamina A dhe C e acid folik, ideale për gratë shtatzëna.
E bardha-Imunitet plus
Hudhra është ideale për zemrën, sepse ul nivelet e lipideve në gjak, duke parandaluar sëmundjet kardiake. Qepa dhe preshi përmbajnë elementë që ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kancerin në stomak.
Shopingu dhe ushqimi i ëmbël, tregues të vetbesimit të ulët
Psikologët kanë vërtetuar se në momentet kur jemi të frikësuar, sidomos personat të cilët i mundon kompleksi se nuk janë të rëndësishëm, jemi të prirë që ngushëllimin ta gjejmë në ushqim të ëmbël apo në shoping. Në një studim, të anketuarve u është ofruar të shkruajnë nga një ese në lidhje me vdekjen ose shkuarjen te stomatologu. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit më nivel më të ulët vetëbesimi kanë ngrënë më shumë biskota gjatë këtij procesi, ndërsa kanë blerë edhe më shumë gjëra në këtë kohë.
Shkencëtarët besojnë se personat me më pak vetëbesim konsumojnë më shumë ushqim ose dalin më shpesh në shoping, dhe në këtë mënyrë dëshirojnë t i ikin ballafaqimit me atë që nuk pëlqejnë dhe që ia kanë frikën.
Brokoli mban të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes
Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes.
Ndotja atmosferike sulmon çdo ditë rrugët e frymëmarrjes
Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani. Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike. Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash. Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës. “Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt. Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to principet aktive ku janë përqëndruar më shumë. Nga kjo është parë, se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj. kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.
Me verë të zezë kundër yndyrës
Përbërësi i rrushit dhe verës së zezë, resveratroli, përveç se mbron nga sëmundjet e zemrës dhe karcinomat, po ashtu zvogëlon edhe shtresat e indit yndyror, ka treguar një studim i ri. Qelizat yndyrore të papjekura të cilat në kushte laboratorike kanë qenë të ekspozuara ndaj resveratrolit nuk janë zhvilluar në qeliza të maturuara yndyrore. Përveç kësaj, është zvogëluar edhe vëllimi i tyre duke rezultuar me formimin e qelizave "të dobëta". Studiuesit kanë pohuar se janë të nevojshme studime të mëtutjeshme të cilat do t i vërtetojnë rezultatet e fituara. Ndërsa deri sa të ndodhë kjo duhet pasur kujdes me pirjen e verës së zezë për shkak se alkooli të cilën ajo e përmban ka shumë kalori.
Përveç genit, mungesa e proteinave provokon rënien e flokut
Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kapilarët e flokut
Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njëri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija, nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-at. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
Stresi
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Sëmundjet
Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t i jepet fund me trajtim për t i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.
Pakujdesia
Veset e këqija dhe pakujdesia, abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009