E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bakojanis kërkon ndalimin e emërtimit Maqedoni në Pekin 2008

Autori i Lajmit: red.
Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis deklaroi se Athina zyrtare do të kërkojë ndërhyrje të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë nëse sportistët nga Shkupi në hapjen e Lojrave Olimpike do të defilojnë me emrin Maqedoni.
“Do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme në planin politik dhe sportiv nëse Shkupi nuk plotëson kërkesat tona dhe nuk i përmbahet atyre në hapjen e Lojrave Olimpike”, deklaroi dje shefja e diplomacisë së Greqisë, Dora Bakojani, njofton agjencia e lajmeve ANA-MPA.
Notë proteste
Athina zyrtare i dërgoi notë proteste Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë për shkak të disa shkrimeve të publikuara në faqen zyrtare të Lojrave Olimpike me fjalët Maqedoni dhe maqedonas. Shefja e diplomacisë greke, Bakojani theksoi se Maqedonia duhet të njihet si IRJM, e cila me këtë emër është e regjistruar nga OKB-ja dhe që është përdorur në olimpiadat e kaluara në Athinë dhe Sidnej. Reagime kundër përdorimit të emrit Maqedoni dje ka patur edhe nga Komiteti Olimpik i Greqisë, i cili kërkoi që Shkupi të njihet me emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›