E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet, hyjnë 104 medikamentet më të nevojshme

Autori i Lajmit: red.
MSH përfundoi prokurimin për 104 ilaçe, ndërkohë që pjesa tjetër pritet në shtator
Furnizimi i spitaleve me ilaçe do të nisë me 104 medikamentet e para më të nevojshme. Ndërkohë që pjesa tjetër e ilaçeve të munguara do të nisë të shpërndahet në shtator. Procedurat e prokurimit kanë përfunduar për 104 nga 183 medikamente për nevojat spitalore, me një fond limit prej 845 568 000 lekësh. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zhaneta Tomçini, informoi dje se, nisur nga numri i kompanive që i kanë regjistruar këto medikamente për qarkullim në territorin e Shqipërisë, 88 medikamente me një fond prej 489 080 200 lekë u prokuruan me procedurën "me negocim pa shpallje të njoftimit", pasi rezultonin të regjistruara nga një kompani e vetme dhe nuk arrihet konkurrenca për të përdorur procedurat e hapura të prokurimit. "Ndërsa 96 medikamente të tjera, me një fond limit prej 356 488 000 lekë, u prokuruan nëpërmjet procedurave të hapura elektronike", - tha ajo. Sipas saj, në përfundim të këtyre procedurave, të cilat u zhvilluan gjatë muajit korrik, u arrit që të shpalleshin oferta fituese 20 kompani farmaceutike për kontraktimin e 104 medikamenteve me një vlerë prej 688 170 600 lekësh nga 707 387 800 lekë që ishte fondi limit i planifikuar. Ndërkohë që pjesa tjetër e ilaçeve të munguara do të vijë në muajin shtator.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›