Pleqtë e azilit, 4 mijë lekë në muaj për ata që s marrin pension
Autori i Lajmit: red.
Gjatë këtij viti është rritur dhe kuota ushqimore për të moshuarit, nga 180 në 230 lekë në ditë
Krijimi i shërbimeve të reja për moshën e tretë është objektivi i studimeve që po kryhen nga Ministria e Punës përmes Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor dhe zyrat rajonale, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj të moshuarve. Drejtuesja e SHSSH-së, Vilma Premti, deklaroi dje për mediat se përmirësimi i shërbimeve në shtëpitë e të moshuarve në vend, ka rritur numrin e kërkesave për strehim nga mosha e tretë. "Kërkesat për sistemim në shtëpitë e të moshuarve gjatë kësaj periudhe të vitit 2008 janë në rritje në krahasim me vitin 2007, ndaj pranimi i tyre në këto institucione bazohet në vendimin "Për kriteret e pranimit në qendrat rezidenciale", sipas të cilave në qendër të vëmendjes janë të moshuarit më të margjinalizuar të shoqërisë". Shërbimet për moshën e tretë kanë pësuar ndryshime pozitive në drejtim të cilësisë dhe standardeve të shërbimit, duke synuar që kushtet në institucione të jenë sa më afër familjes. Premti vlerësoi se janë bërë ndryshime në nivelin e kushteve të jetesës, cilësisë së ushqimit, higjienes dhe kushteve të banimit duke i përmirësuar ato vazhdimisht. "Gjatë këtij viti është rritur kuota ushqimore për të moshuarit, e cila nga 180 që ishte u rrit në 230 lekë në ditë. Rritje ka pësuar edhe kuota e përfitimit të pagesës cash mujore në dorë në 50% e pensionit që marrin të moshuarit",- tha ajo, ndërsa shtoi se për ata të moshuar që nuk marrin pension, u është akorduar një shumë 4 mijë lekë për shpenzime mujore. Aktualisht, shërbimet publike ofrohen nga shteti në 5 Shtëpitë e Të moshuarve në Tiranë, Kavajë, Fier, Shkodër dhe Gjirokastër, ku trajtohen rreth 240 persona. Ndërsa në qendrat ditore të Kamzës dhe Sarandës trajtohen përkatësisht 35 dhe 40 të moshuar. Shërbim për të moshuarit rezidenciale dhe ditore ofrojnë qendrat "Misionarët e Bamirësisë" Motrat Nënë Tereza, me 70 klientë në Tiranë, 15 klientë në Durrës dhe 10 klientë në Pukë vetëm për femra. Po ashtu, në Qendrën Ditore në Elbasan trajtohen 50 të moshuar ditorë, ndërsa në Qendrën Sociale "Kuka" në Tiranë, trajtohen 10 të moshuar të tjerë. Ndërkohë, shërbimet komunitare për të moshuarit të mbështetura nga Banka Botërore ofrojnë shërbime sociale ditore në Pukë, Maminas, Cërrik, Memaliaj, Gjirokastër, Rrogozhinë, Delvinë dhe Vlorë.

Ky lajm është publikuar: 09/08/2008