Bakojanis në Kosovë, takon Sejdiun e Thaçin

Prishtinë, 3 shkurt, 11:18, NOA - Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, pas vizitës së saj në Serbi, do të vizitojë sot edhe Prishtinën.
Ajo gjendet aty si kryesuese e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Bakojanis do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Por edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.
Bakojanis gjendet në rajonin Serbi-Kosovë disa ditë pasi ministri i jashtëm rus, Vuk Jeremiç tha hapur para autoriteteve të Uashingtonit se Serbia vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim si më parë për Kosovën.
n.e/NOA