Klinton-Lavrov, SHBA të afrohet me Rusinë

Moskë, 3 shkurt, 11:30, NOA – Kontakti i parë zyrtar diplomatik i Sekretares së re të shtetit amerikan, Hillari Klinton është bërë me homologun rus, Sergei Lavrov.
Përme një konference telefonike ata kanë diskutuar për rrëgët që duhen ndjekur mbi një afrim të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Të dy ministrat e Jashtëm "theksuan interesin e dyanshëm në hartimin e një axhende me problemet e vërteta të aktualitetit për marrëdhëniet pas ardhjes në pushtet të administratës së re amerikane" e drejtuar nga presidenti Barak Obama.
Du kryediplomatët më të rëndësishëm në botë, këmbëngulën sidomos në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes të dyja palëve, ndër të cilat çështjet e dialogut strategjik dhe ekonomik dhe në problemet ndërkombëtare të aktualitetit, përfshirë zgjidhjen e situatës në Afganistan.
n.e/NOA