Demokraci se prapthi
Diskutimi dhe ngritja e shpeshte e alarmit per mungesen funksionale te garancive kushtetuese duket qe edhe kete radhe nuk do te shqetesoje njeri ne kete vend. Aq me pak do te shqetesoje kjo perkrahesit e zgjidhjes qe KQZ i dha gares per kreun e Bashkise se Tiranes. Ne fakt ajo cka po ndodh sot ne kete vend nuk mund te konsiderohet e papritur.
Strategjia per ti bere te heshtin organet garantuese ka nisur te zhvillohet dhe te marre forme qysh nga viti 2005. Dhe keshtu rane me radhe ne duart e shumices ne pushtet te gjithe ato institucione te cilat kane si arsye te ekzistences se tyre pikerisht ta moderojne dhe kufizojne ate.
I fundit organ i tille mbeti Gjykata Kushtetuese e cila arriti ti prese rrugen nje numri te madh ligjesh te cilet ishin ne kundershtim me Kushtetuten Shqiptare. Mjetet e perdorura pergjate gjithe kesaj kohe per te zoteruar keta rojtare te demokracise kane qene te ndryshme duke filluar me akte te paligjshem dhe jo kushtetues sic ishte rasti shkarkimit te Prokurorit te pergjithshem.
Me pas funksionuan emerimet dhe zgjedhjet te cilat arriten kulmin me rastin e zgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe te asaj te larte kur kriteri i paparashikuar ligjor qe u perdor ishte ai politik. Mjeti me i fundit i perdorur ishte presioni i dhunshem i drejtperdrejte sic ishte rasti per Prokurorin e Pergjithshem pas ngjarjes se rende te 21 janarit te kaluar.
Te gjithe keto mjete ia kane arritur me se miri te realizojne qellimin e kesaj shumice nje pushtet i forte e absolut dhe i papenguar nga askush. Keto organe apo garanci kushtetuese te lirise tani nuk jane me te pavarura nga pushteti diku se kontrollohen nga njerez te ketij te fundit diku sepse jane tashme te vetecensuruara nga frika. Kjo situate nuk eshte e re dhe sigurisht per ta kuptuar ate nuk kish nevoje te pritej sjellja e KQZ-se.
Shembuj te tille kemi pare me gjyqet e Gerdecit te 21 janarit e sa e sa shembuj te tjere. KQZ-ja ishte vecse nje rast ballor i drejtperdrejte transparent per te pare thuajse ne kushte laboratorike pushtimin e ketyre institucioneve i cili ne fakt nuk ka ndodhur sot por me kohe qe me shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem vite me pare. Ne keto kushte e gjen Shqiperine thirrja e drejte e miqve tane nderkombetare per ti besuar dhe per tiu bindur vendimeve te sistemit i cili ne kete rast perfaqesohet nga Kolegji Zgjedhor.
E njejta thirrje por aspak e sinqerte vjen nga cinizmi i varrmihesve te palodhur te ketyre garancive. Qellimi i ketyre kategorive pra miqve tane nderkombetare dhe njerezve te pushtetit edhe pse artikulojne te njejten kerkese nuk eshte i njejte. Te paret nderkombetaret nisen nga nje kerkese krejt e natyrshme dhe e detyrueshme per zhvillimin normal te sistemit demokratik.
Me kerkesen e tyre ata synojne te ngjallin ne shoqerine shqiptare besimin tek institucionet e pavarura dhe shteti ne pergjithesi besim ky i cili duhet thene se eshte sot ne piken e tij me te ulet qysh prej kohes qe kerkonim Shqiperine si Europa. Dhe ne fakt mungesa e besimit ndaj tyre nuk ben gje tjeter vecse e largon ende realizimin e kerkeses sone. Ne te vertete ne nje sistem demokratik nuk ka rruge tjeter per te ecur perpara duhet besuar dhe respektuar institucioni.
Njerezit e pushtetit kane gjithashtu te njejten kerkese. Te respektohen institucionet e pavarura. Ata jane te lumtur qe e njejta kerkese e tyre artikulohet cdo dite pothuajse edhe nga miqte nderkombetare. Ku ka me mire per ta Por ata e dine gjithashtu se keto institucione nuk jane me te pavarura perkundrazi jane nen pushtetin e tyre absolut.
Njerezit e pushtetit e dine mire kete sepse e dine mire gjithashtu sa mund u eshte dashur per ti kontrolluar ato diku nepermjet reformave dikur nepermjet pelqimit parlamentar diku nepermjet zgjedhjes diku edhe nga presioni i drejtperdrejte kur dy te parat kane qene te pamundura. Ata e dinin kete edhe dje kur me cinizem i kerkonin Edi Rames te shprehej paraprakisht se e pranonte rezultatin dhe paraqisnin kandidatin e tyre si nje te tille europian qe e pranon ate cdo ore te dites e te nates kur ky i vjen nga institucionet e pavarura.
Ne mes eshte opozita dhe qytetaret te cileve sot u kerkohet te respektojne keto institucione edhe atehere kur nje nga keta sic ishte KQZ veproi dhe vendosi ne menyre te kundraligjshme nje vendim qe do te mbetet historik per kete vend. Ne fakt kesaj opozite i mbetet barra me e rende ne kete situate te veshtire neper te cilen po kalon Shqiperia. Asaj sot po i kerkohet me te drejte te prese vendimin e Kolegjit Zgjedhor edhe pse duhet ta pranojme se ne shoqeri ka mbetur pak ose aspak besim ne kete institucion.
Asaj i kerkohet te pranoje edhe nje humbje te Tiranes edhe pse ne syte e te gjitheve ajo hyri dhe doli fituese nga nje gare e cila pervec dites se votimit me teper i ngjau nje lufte. Logjika e miqve tane nderkombetare duket e thjeshte per te rritur besimin ndaj institucioneve per te mos destabilizuar Shqiperine aq shume te polarizuar pranoni rezultatin qe ky Kolegj do te vendose dhe kthejuni jetes normale politike.
Ndoshta sdo tju pelqeje kjo dhe ndoshta keni te drejte per kete por ja qe keto jane institucionet ndaj vendimet e tyre duhen pranuar. Por miqte tane po kerkojne gjithashtu me force qe keto institucione pra ne rastin konkret Kolegji Elektoral te zbatoj ligjin korrektesisht dhe pa nderhyrje politike.
Nuk ka nevoje te ndalemi per te shpjeguar se kete kerkon edhe shumica e sotme vecse per nje arsye krejt tjeter ate te zoterimit te nje pushteti me shume. Ate te Tiranes ne kete rast. Ne keto kushte pyetja qe shtrohet eshte po me tej fare ndodh me tej nese Kolegji do te vijoje vendimmarrjen e KQZ-se dhe ne saj te tij me kete vendim pushteti aktual do te kete krijuar kete pervoje te n-te te kontrollit te te gjitha institucioneve te garancise ne vend dhe te pushteteve te rinj gjithashtu
fare do te ndodhe per shembull sikur ne zgjedhjet e ardhshme pa mbaruar akoma numerimi apo ne rastin me perrallor pa u nisur ende ai Ristani me tre shoket e tij mu perballe te gjitha kamerave do te dale ashtu i zbehte e i lodhur e do te shpalle vendimin se shumica fitoi. Dhe se Kolegji disa caste me vone do ta certifikoje ate. Por cfare do te ndodhe akoma me tej kur per te shmangur protestat e natyrshme qe mund te ndillte nje situate e tille Kuvendi me votat e shumices se tij pa e konsideruar te nevojshme me shumicen e duhur prej 84 votash ne kete rast do te shpallte ndryshimin e Kushtetutes dhe pezullimin e disa te drejtave te njeriut si ajo e lirise se shprehjes e grumbullimit etj etj.
Dhe se pak caste me vone Gjykata Kushtetuese do ta shpallte kete vendim teresisht te pajtueshem me Kushtetuten Ngjan ne fakt nje rast i ndryshem nga ai qe jetuam me KQZ-ne. Por ne thelb kane natyre te njejte pushteti i shumices kontrollon institucionet e garancise. Ne kete moment ky duket te jete problemi me akut me te cilin perballet shoqeria shqiptare. Kulmi i rendeses se te cilit do te mberrije kur kjo shumice te zoteroje ne menyre definitive edhe gjykatat edhe prokurorine nepermjet emerimeve dhe pelqimit duke zgjedhur qetesisht me 71 vota Presidentin e Republikes.
Po atehere cdo te behet Atehere pra kur shteti do te kete vec nje zyre qe vendos dhe gjithe institucionet e tjera ne menyre te vecante ato te garancise vecse do te certifikojne Kjo nuk eshte me nje shaka. Duket se drejt ketij casti po mberrijme me shpejtesi dhe kur ai te vije nuk do te kemi me mundesi te zgjedhim apo zgjidhim asgje. Vec te rrime e te veshtrojme sesi sistemi vendos duke dale pertej ligjit. Dhe si rezultat demokracia jone konsolidohet se prapthi.