Borxhi i qeverise Berisha Do ta mbajme nen kontroll
Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike per te bere nje permbledhje te reformave qe sipas tij ka bere ekzekutimit qe prej vitit 2005 duke e vene theksin tek rritja e pagave dhe pensioneve. Ne ia dolem qe me kete politike humane sociale e cila ndikonte direkt ne xhepat ne kontot bankare ne llogarine familjare te 800 mije familjeve shqiptare ia dolem qe rrogen mesatare ne Shqiptari nga 225 mije leke qe ishte ta kalojme vitin e kaluar ne 520 mije dhe kjo eshte nje arritje e madhe per vendin - tha ai.
Nga ana tjeter Berisha premtoi nje rritje tjeter te tyre gjate ketij viti. Por duke pare qe treguesit e borxhit jane afer kufijve maksimale te parashikuar Berisha u zotua se qeveria do te beje te mundur mbajtjen e tij brenda 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Nuk do te pranojme qe te rritet qofte dhe nje qindarke borxhi publik qe ne qendrojme ne shifren e borxhit qe jemi zotuar- tha kryeministri.