fare vendimi do te jape Kolegji Zgjedhor
Do te donim ta zvogelonim ne maksimum rendesine e vendimit qe do te jape Kolegji Zgjedhor per paligjshmerine apo ligjshmerine e fitores se Lulezim Bashes me votat e shumices politike qeveritare ne KQZ. shte e rende qe humori i mbare vendit te varet nga tete gjyqtaret e Kolegjit.
Besoj eshte e rende edhe per vete keta tete gjyqtare.
Por skemi cfare te bejme Nuk mund te hiqemi sikur jemi para nje gjykimi te zakonshem. Nuk mund te bejme sikur e nesermja do te jete njelloj pavaresisht nga vendimi qe do te jepet. Nuk mund ta zvogelojme me dashje rendesine e ketij vendimi. Me mire ti themi gjerat sic jane ti pranojme sic jane dhe te perballemi me to hapur. Mendoj se kjo ka vlere edhe per trupin gjykues te Kolegjit Zgjedhor. Kam bindjen se edhe ata nuk e durojne dot qe dikush tu qaje hallin per barren qe u ra mbi supe.
Ne kete sprove ata nuk i ka thirrur rasti por detyra ligji sherbimi pergjegjesia profesionale intelektuale dhe atdhetare njeheresh. Ka gjithnje momente kur thirrja e detyres dhe ligjit bashkohet me thirrjen e atdheut. Ka gjithnje nje dite per ushtaret e lirise dhe drejtesise cilet do qofshin ata. Gjithkujt i vjen radha. Kesaj radhe shorti u ka rene tete gjyqtareve. shte ne doren e tyre te ngrihen ne lartesine e drejtesise qe eshte edhe lartesia e pritjes se publikut.
Cilat jane gjerat qe duket ti themi edhe njehere sic jane meqenese Kolegji na ka dhene kohe per ti ripermbledhur. Nuk e kemi fjalen per interpretimin e neneve dhe procedurave te Kodit Zgjedhor apo per debatet gjoja teknike ne KQZ qe u vulosen nga fillimi ne fund me shumice votash pra asnjehere me konsensus a thua se nuk po zbatohej nje Kod unik per te shtate anetaret e KQZ-se por po behej nje Ligj i ri ku shumica perdorte kartonet kunder pakices.
Kolegji Zgjedhor ka tagrin te shprehet per nenet e shkelura dhe procedurat e dhunuara pergjate seancave maratone te operacionit Ristani per te ndryshuar rezultatin ne Tirane. Me tej do ti vije radha Prokurorise te kaloje ne skanerin e Ligjit veprimet dhe mosveprimet e Arben Ristanit ne kete operacion pa precedent ne historine e zgjedhjeve shqiptare. Le te bejne institucionet e ligjit punen e tyre. Ne do te flasim per konstatime dhe argumente te natyres politike dhe publicistike qe kane nje rendesi te shtuar ne gjithe kontekstin e betejes per bashkine e Tiranes si fytyra emblematike e zgjedhjeve vendore te 8 majit.
DY ARBITRA
Konstatimi i pare eshte se kesaj radhe me shume se here te tjera kemi dy arbitra domethene dy instanca gjykimi. Per ceshtje te vecanta dhe per zgjedhjet ne teresi. Arbitri i pare eshte faktori nderkombetar Shtetet e Bashkuara te Amerikes Bashkimi Europian misioni i vezhguesve te ODHIR-it si pjese e OSBE-se. Ky eshte arbitri qe ka hyre dorezane dhe ka bere te mundur pjesemarrjen e opozites ne zgjedhjet vendore ne kushtet e krizes se pazgjidhur per zgjedhjet politike te vitit 2009. Arbitri tjeter eshte dhe duhet te jete binomi KQZ-Kolegj Zgjedhor.
Opozita shqiptare e ka ditur me kohe se kryetari i KQZ-se Arben Ristani jo arbiter i paanshem nuk ka qene e nuk eshte por ai ia kalon nje militanti partiak per sa i takon pasionit verberise dhe amatorizmit me te cilin kryen apo shpik veprime antiligjore qe demtojne opoziten.
Opozita e ka bere te qarte heret pergjegjesine ligjore te ketij personi per futjen ne ngerc te transparences se zgjedhjeve te vitit 2009 nepermjet moszbatimit arbitrar te neneve 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor. Nderkaq zoti Ristani e ka afishuar dhe vazhdon ta afishoje publikisht me krenari urrejtjen e tij per opoziten duke filluar me ata qe ka cdo dite perballe ne tryezen e KQZ-se.
Zgjedhjet vendore te ketij viti startuan me nje hije te forte komprometimi qekurse qeveria me gjithe kerkesat e forta te opozites nuk hodhi asnje hap per te zevendesuar Arben Ristanin ne krye te KQZ-se. Me fjale te tjera vendi u fut ne zgjedhje ne kushtet kur njera gjymtyre e arbitrit vendas domethene KQZ ishte bere pale me qeverine.
Nen trysnine e dyfishte te rrethanave dhe te faktorit nderkombetar opozita pranoi te hynte ne zgjedhjet vendore me nje KQZ te tille te kompromentuar dhe armiqesore duke besuar se veprimet e njeanshme dhe antiligjore te veglave te Berishes atje do te amortizoheshin ndaloheshin dhe nulifikohesin nga arbitri nderkombetar.
Ne te vertete opozita veproi drejt dhe sot nuk ka arsye te ndihet e penduar apo e zhgenjyer me zgjedhjen e saj. Perkundrazi. Arbitri nderkombetar ka folur qarte dhe me nje ze ne lidhje me procesin Ristani te permbysjes se rezultatit per Tiranen. Arbitri nderkombetar ka nenvizuar deri tani kater pika kyce
E para KQZ duhej te kishte shpallur rezultatin paraprak zyrtar me te perfunduar numerimi ne KZAZ-ne numer 49 qe nxori fitues me dhjete vota Edi Ramen. Vonesat e kerkuara ne kete pike kishin per qellim ti jepnin kohe paligjshmerise dhe manipulimit- shenimi im.
E dyta numeruesit dhe komisioneret ishin trajnuar ti konsideronin te pavlefshme votat e hedhura jo ne kutine perkatese.
E treta nuk mund te ndryshohen rregullat e lojes kur loja ka mbaruar.
E katerta baza ligjore e asaj qe beri KQZ ne lidhje me vleresimin e votave te gabuara eshte shqetesuese. Arbitri nderkombetar ska reshtur se perserituri keto kater pika edhe kur ka folur me gojen e zyrtareve te larte te Bashkimit Europian edhe kur ka folur me gojen e zyrtareve te larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes edhe kur ka folur me gojen e kreut te misionit te ODHIR-it Jonathan Stronestreet.
Komisionerja e Puneve te Jashtme te BE-se baronesha Ashton dhe komisioneri per zgjerimin zoti Fule kane shkuar me larg. Dhe me larg do te shkojne edhe te tjeret ne ditet ne vijim kur pervecse per pikat e mesiperme qe ne lidhjen e tyre demaskojne farsen Ristani do te duhet te shprehen per fakte dhe dukuri te tjera shokuese qe kane shoqeruar operacionin e permbysjes se rezultatit ne favor te Bashes.
Por nuk besoj se do te cuditen shume kur te binden edhe ata ne driten e fakteve te pakundershtueshme se ne kutite e shqyrtuara nga Ristani me shoke jane futur duart. Rruget e paqarta ndiqen vetem per te vjedhur. Rregullat e lojes nderrohen pas mbarimit te lojes vetem per te vjedhur.
Zoti Ristani ka treguar tashme qarte edhe per partneret nderkombetare se zoti ligji apo arbitri i madh per te eshte vetem nje njeri kryeministri Sali Berisha. Ka harruar Ristani se nuk e gjykon ai ODHIR-in por e gjykon ODHIR-i KQZ-ne. Nuk e gjykon Berisha Perendimin por Perendimi Berishen. Kjo eshte marredhenia e Shqiperise me Perendimin e standardeve demokratike. Ne hierarkine e arbitrave arbitri nderkombetar eshte superior.
Pavaresisht se nuk jep mandate konkrete. Por jep nje mandat shume me te vyer mandatin e demokracise se vendit.
Duke i rene ndesh arbitrit nderkombetar Ristani me treshen e tij politike bene hara-kiri zhduken nje institucion u sakrifikuan per nje fitore ne tavoline qe nuk mund te leshoje rrenje zbuluan edhe per ata qe nuk e besonin se KQZ ne shumice qeveritare nuk ishte asgje tjeter vecse nje instrument dhe aneks politik i Sali Berishes. Po cdo te ndodhte nese nje qendrim te tille do te adaptonte edhe pjesa tjeter e arbitrit vendas domethene Kolegji Zgjedhor
KUNDRTHNIE T TJERA
Per ceshtjen e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar ligji nuk shprehet qarte. Ka vakuum ligjor prandaj KQZ mund te nderhyje- ja nje prej argumenteve qe kane perdorur mbeshtetesit e operacionit Ristani.
Logjika dhe zakonet nuk e pranojne kete fare argumenti. Ku ka boshllek ligjor ligji eshte precedenti menyra si eshte trajtuar ceshtja perkatese ne te kaluaren. Deri ne momentin kur ligjvenesi mbush boshllekun. Kjo eshte tradita ky eshte rregulli i pashkruar i jurisprudences se shendoshe dhe serioze.
Precedenti yne per fletet e hedhura jo ne kutine perkatese eshte i tille qe ato jane shpallur gjithnje te pavlefshme. Edhe pse me keqardhje. Edhe pse dikujt mund ti kete kushtuar kjo gje. Por nuk mund te ndodhe ndryshe. Gabimi njerezor paguhet. Edhe venia e shenjes se votimit ndane emrit te kandidatit dhe jo ne kuadratin perkates eshte gabim njerezor. Por vota shpallet e pavlefshme gjithsesi. Nuk ka dy masa vleresimi per gabime njerezore qe per me teper nuk kapen ne vend po pas pilafit shume dite me vone.
shte me mire te denosh gabimet dhe te kultivosh disiplinen se sa te kultivosh gabimet duke shkaterruar disiplinen. Mandej kush mund ta gjeje kufirin qe ndan hedhjen e gabuar nga hedhja e qellimshme per ta cuar fleten dem. Pavlefshmeria eshte gjithashtu forme e shprehjes se vullnetit te zgjedhesit. Dhe ka gjithnje zgjedhes qe e ngaterrojne me vetedije kutine per te bere voten e tyre te pavlefshme.
KQZ eshte detyruar te nderhyje dhe te marre disa here ne te kaluaren kompetencat e nje KZAZ-je- ja nje argument tjeter i mbeshtetesve te operacionit Ristani. Per ilustrim sillet shembulli i Fierit apo Fushe-Kuqes ne zgjedhjet e kaluara apo shembuj te tjere nga zgjedhjet e meparshme kur KQZ ka numeruar vota te panumeruara. Shembujt qe sillen ne vend qe ta justifikojne e rendojne edhe me shume rastin e fundit me Tiranen.
Duhet saktesuar KQZ ka nderhyre kur eshte bllokuar puna apo numerimi ne komisionet e nivelit te dyte kur vete keto komisione jane gjendur ne kushtet e mospermbushjes se detyres ose kane kerkuar ndihme. Ne Tirane kesaj radhe kemi rastin e pare kur KQZ nuk nderhyn per te zhbllokuar nje situate te bllokuar por nderhyn per te bllokuar dhe kthyer mbrapsht nje proces te perfunduar numerimi.
Debatet me te shumta jane bere e behen ne lidhje me vendimin e KQZ per tu sjelle sipas leverdise dhe interesit te castit hem si KZAZ hem si KQZ duke krijuar nje precedent qesharak ne fushen e se drejtes. Ligji nuk mund te jete kurre kaq vulnerabel sa te lejoje nje travestizem si ky qe pame ne operacionin Ristani. Dhe ne fakt Kodi eshte shprehur qarte se ne lidhje me votimet per bashkine e Tiranes KQZ nuk ben gje tjeter vecse ben shumatoren e votave te njembedhjete KZAZ-ve dhe shpall rezultatin.
Dikush ne Facebook kishte kapur nje kontradikte te thjeshte por kuptimplote ne lidhje me kete pike Ku e gjen te drejten KZAZ-ja e Tiranes alias KQZ-ja e Ristanit te jete gjate gjithe kohes shumice qeveritare sa kohe qe kompozimi i KZAZ-ve behet me short sipas ndarjes 50 per qind opozita dhe 50 per qind shumica
Sa me thelle te futesh ne operacionin Ristani te permbysjes se rezultatit ne Tirane aq me shume kunderthenie dhe kontradikta gjen. Ja dhe nje sa per ta thene qe nuk eshte e fundit fare statusi do te kene ne zgjedhjet e ardhshme KZAZ-te e Tiranes nese merr fuqi ligjore operacioni Ristani A mund te nxjerrin ato me rezultate pas kesaj qe po ndodh tani
FUTJA E DUARVE
Por ajo cfare mund ta komprometoje perfundimisht operacionin Ristani jo me si veper te pasionit te verber politik por si veper kriminale te mirefillte jane provat e futjes se duarve ne kuti hedhja e votave qe dalin teper heqja e votave qe dalin manget demtimi i kodeve dhe trafikimi i fleteve ne magazinat ku kutite i kane ne ruajtje njerezit e Sali Berishes Lulezim Bashes dhe Arben Ristanit.
eshtja e votave te shtuara apo te hequra nuk eshte nje ceshtje e afateve te ankimimit sic u perpoq ta trajtonte dje Berisha. shte ceshtje e legjitimitetit ose jo te procesit dhe zgjedhjeve. Kur hidhen vota e gjithe historia katandiset ne nje veper kacakesh.
PRSRI ARBITRI NDRKOMBTAR
Te premten mblidhet Kolegji Zgjedhor. Nuk e teprojme kur themi se vendimi i ketij kolegji eshte i nje rendesie te vecante per fatin dhe ecurine e vendit. Gjyqtaret e Kolegjit megjithese do te duhej te referonin vetem Kodin Zgjedhor ne punen e tyre nuk jane te imunizuar nga mjedisi politik kombetar e nderkombetar qe eshte sfondi i vendimit te tyre.
Ne nje pamje te thjeshte Kolegji Zgjedhor ndodhet midis vendimit politik te katershes politike te qeverise Berisha ne KQZ qe ka shpallur fitues Lulezim Bashen dhe Arbitrit Nderkombetar qe ka bere deri tani kater objeksione te forta per veprimet e kesaj katershe dhe pushtetit politik qe qendron pas tyre.
Nje vendim eventual i Kolegjit ne favor te vendimit politik te katershes politike te KQZ-se do te hapte ne shkalle te gjere divergjencen midis sistemit vendas dhe atij nderkombetar te gjykimit. Njeheresh do te shtonte pikepyetje shume serioze per situaten e krizes dhe te ardhmen e zgjedhjeve ne vend. Prandaj nje vendim i tille qe nuk do ta uroja do te duhej te ishte me e pakta i super-argumentuar pa shenjen me te vogel te lajthitjes.
Duke pasur parasysh cfare ka thene deri tani Arbitri Nderkombetar besoj se Kolegji Zgjedhor nuk mund te provoje dhe argumentoje ligjshmerine e operacionit Ristani. Prandaj jam nje prej opinionisteve politike qe pres me besim vendimin e Kolegjit si vendim drejtesie dhe paqeje.