E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujesjellesi i Tiranes Shteti na 330 mln leke borxh

TIRAN- Institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato lokale zene vendin e pare ne listen e gjate te atyre qe i kane para borxh Ujesjellesit te Tiranes. Ministrite por edhe njesite bashkiake ne Tirane prej nje kohe te gjate nuk kane paguar faturat ndaj Ujesjellesit te Kryeqytetit duke akumuluar nje borxh total prej 330 milione lekesh. Kjo eshte nje shume e konsiderueshme per kete ujesjelles duke marre parasysh numrin e institucioneve debitore.


Problemi behet publik nga vete ujesjellesi i kryeqytetit te cilet bashke denoncimin publik te ketij fenomeni duke pasqyruar edhe parate borxh qe keto institucione i kane atij bejne thirrje per shlyerjen sa me shpejte te detyrimeve. Ujesjellesi i Tiranes ben te ditur se disa nga institucionet buxhetore dhe jo buxhetore qe veprojne ne Tirane nuk kane shlyer detyrimet e tyre ndaj Ujesjellesit te Tiranes.


Detyrimet e ketyre debitoreve buxhetore dhe jo buxhetore llogariten ne rreth 330 milione leke. Kryesisht debitore jane disa ministri dhe institucione ne varesi te tyre- thekson Ujesjellesi i Tiranes. Referuar te dhenave te publikuara mesohet se vetem Ministria e Arsimit bashke me institucionet qe jo ka nen varesi ka akumuluar nje borxh prej rreth 171 milione leke ndaj ujesjellesit. Pra perllogaritet qe nje pjese e mire e shkollave te kryeqytetit vijojne te mos paguajne apo nuk kane paguar ende per faturat e ujit te konsumuar.


Pjese e listes se debitoreve gjithashtu eshte edhe Ministria e Mbrojtjes me rreth 31 milione leke Ministria e Turizmit dhe institucionet ne varesi te saj me 6.6 milione leke Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare me 20.1 milione leke. Ne shifra te konsiderueshme eshte edhe borxhi i njesive bashkiake. Ujesjellesi nuk ka bere ndonje vecim ne lidhje me borxhin qe ka secila nga 11 minibashkite e Tiranes por detyrimi total i tyre perllogaritet ne rreth 10.5 milione leke.


Ujesjellesi po vijon nderkohe nderprerjen e furnizimit me uje te te gjithe atyre qe rezultojne debitore. UKT ka nisur nderprerjen e furnizimit me uje per te gjithe debitoret e saj ne Tirane dhe paralajmeron se i njejti standard do te zbatohet edhe per te gjitha institucionet debitore- thekson ujesjellesi.


Problemi me pagesat e faturave te ujit te pijshem vijon prej vitesh nderkohe qe deri me tani eshte bere debat ne lidhje me pagesat e energjise elektrike. Edhe ne kete drejtim institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale jane treguar te parregullt ne pagesat e energjise elektrike duke detyruar qeverine qe te shlyeje detyrimet ne llogari te tyre.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›