E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri vrasës, sot mblidhet Këshilli i BE-së

27 ministrat evropianë të Bujqësisë rreth orës 14 do të pwrplasen në Luksemburg për të diskutuar për krizën në sektorin e frutave dhe perimeve pas alarmit të ngritur nga bakteri vrasës E.Coli.

Asambleja, fillimisht e parashikuar për në 17 qershor, dedikuar problemeve të lindura pas epidemisë së lindur në Gjermani, është vendosur për sot nisur nga urgjenca e çështjes.

“Ministrat do të mblidhen për të përballuar problemin në optikën e efekteve të shkaktuara në tregun e frutave dhe perimeve”, ka shpjeguar zëdhënësi i presidencës hungareze, Marto Hajdu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›