E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montella në negociata me Catanian

Trajneri i Romës, Vincenzo Montella, është në negociata të avancuara me Catanian, theksojnë mediat italiane.

"Corriere dello Sport" shkruan se Montella ka zgjedhur Catanian për ta vazhduar karrierën e tij si menaxher.

Një takim me menaxherin gjeneral të klubit, Pietro Lo Monaco, raportohet se ka shkruar mirë javën e kaluar dhe besohet se një kontratë mund të nënshkruhet në disa ditët e ardhshme.

Montella së pari ka qenë në detyrë të të rinjve te Roma para se të promovohet në ekipin e seniorëve pas largimit të Claudio Ranierit. Por me ardhjen e një trajneri të ri, sipas gjasave Luis Enrique, Montella sigurisht se do të kërkojë një stacion tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›