Bala: Kam gjetur thesin e golave

www.albania-sport.com - Me 14 gola brenda kësaj pjesë të sezonit aktual, 8 në kampionat dhe 6 në Kupën e Shqipërisë, sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares U-21, Bekim Bala, është shndërruar në një nga pikat më të forta të 9-herë kampionëve të Shqipërisë, por dhe më produktivët e futbollit shqiptar.
Ndeshja hapëse e fazës së tretë për Vllazninë është ajo kundër Shkumbinit në Peqin, teksa në fazën e parë 19-vjeçari Bala ishte autori i dy golave në fitoren 2-0 në “Loro Boriçi”.
Bala për “Panorama Sport”: “Në ekip askush nuk mendon gjë tjetër veç fitores. Për këtë jam i bindur. Do ta thyejëm atë tabu në atë fushë.Gola të tjerë? I premtoj klubit dhe tifozëve maksimumin”.
Vllaznia nuk është një nga skuadrat që lufton për titull, por për Kupën e Shqipërisë. Shkodranët barazuan në ndeshjen e parë çerekfinale me Skënderbeun (0-0) në Korçë, ndërkohë që në ndeshjen e fundit midis dy skuadrave, Vllaznia fitoi 3-2 në Shkodër.
“Në Kupë atje ku është dhe objektivi ynë kryesor, mendoj se do të arrijmë maksimumin”, - thotë sulmuesi shkodran. Për herë të fundit Vllaznia e ka fituar kupën në edicionin 2007-2008, kur në finale mundi Tiranën me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga Gilman Lika (tashmë luan në Turqi) dhe Xhevair Sukaj (luan ën Egjipt).
Java 23
06.03.2010
Dinamo-Gramozi 14:00
Besa-Skënderbeu 14:00
Tirana-Kastrioti 14:00
Shkumbini-Vllaznia 14:00
07.03.2010
Laci-Flamurtari 13:00
Teuta-Apolonia 14:00
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 03 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili