FIFA, Shqipëria ngjit një vend

www.gazetaret.com - Shqipëria u ngjit një vend në renditjen botërore mujore të FIFA-s, duke u pozicionuar për muajin mars 2010 në vendin e 96-të me 335 pikë. Skocia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 3 marsit nuk lëvizi asnjë vend, duke qenë sërish në vendin e 40-të.
GRUPI D
Përsa u përket kundërshtarëve tanë në eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, duke u renditur e 7-ta (nuk la lëvizur asnjë pozicion në krahasim me një muaj më parë). Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 36-të (+2 vende), Bosnja në të 49-n (-1), Bjellorusia në të 79-n (+1) dhe Luksemburgu në vendin e 126-të (+2 vende).
TOP-10
Ndërsa Greqia është mbërthyer nga një krizë e jashtëzakonshme financiare, “gjendje lufte”, e përkufizoi kryeministri Jorgos Papandreu, Kombëtarja helene e futbollit u rikthye në Top-10 në në renditjen e FIFA-s për muajin mars 2010, pas Argjentinës. Spanja vazhdon “mbretërimin” në botë, ndërsa Brazili dhe Holanda ndajnë podiumin në vendet 2 dhe 3. Gjermania dhe Anglia gjithashtu u ngjitën respektivisht nga një vend, përkatësisht në pozicion 5 dhe 8.
Top-10
1 Spanja 1642 0
2 Brazili 1594 0
3 Holanda 1324 0
4 Itali 1226 0
5 Gjermania 1208 1
6 Portugalia 1201 -1
7 France 1171 0
8 Anglia 1109 1
9 Argjentina 1087 -1
10 Greqi 1074 2
GRUPI D ELIMINATOR
7 Franca 1171 0
36 Rumania 774 2
49 Bosnja 644 -1
79 Bjellorusia 400 1
96 Albania 335 1
126 Luksemburgu 196 -2
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 03 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili