Bala: Pas “Njolla të Murrme” na erdhi Enver Hoxha i egërsuar në sallën e shfaqjes
Një histori, një legjendë. Kaq mund të flasësh, ndërsa mendja të shkon te ngjarja e famshme e artit shqiptar, kur në skenën e festivalit të teatrove është ngjitur trupa e Korçës për të interpretuar "Njollat e Murrme", dramë e cila do të shndërronte jetën reale të shumë njerëzve të artit të asaj kohe në "dramë" të vërtetë. Ishte reagimi i Enver Hoxhës për goditjen pa mëshirë të asaj drame dhe arkitektëve të saj, duke përfshirë dhe ata që e vlerësuan me "Flamurin e Festivalit". Historia e dhimbshme shqiptare do ta përfshinte dhe atë ngjarje si shumë të tjera, duke e "sistemuar" në "hendekun" e errët të gjuetisë së shtrigave të përdorur rregullisht në etapa dhe dekada. Mantho Bala, ish-zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës së asaj kohe, i cili drejtonte komisionin kombëtar për vlerësimin e teatrove pjesëmarrëse në festivalin e veçantë, i entuziazmuar për "Njollat e Murrme" miratoi menjëherë mendimin e Komisionit për dhënien e vlerësimit maksimal të saj. Por "gjuetia" do të fillonte shpejt. Mjaftoi një ardhje e befasishme e Enver Hoxhës në atë shfaqje dhe gjithçka do të fashitej si kataklizmo. Ai do të urdhëronte dënimin e autorëve të veprës dhe vlerësuesit e saj. Pas kësaj, do të lëviznin strukturat partiake për të vënë në jetë urdhrin e liderit komunist. Zv/sekretari i Parë, Fadil Paçrami do të merrte rrugën për në organizatën e Ministrisë së Kulturës, ku ishte Mantho Bala dhe Komisioni i Flamurit, të cilët disa herë kishin bllokuar veprat e tij artistike. Por, kush ishin veprimet e Paçramit në mbledhjen e frikshme të urdhëruar prej tij, ku do t'i duhej të kërkonte llogari? Gjithçka rreth asaj ngjarjeje e tregon sot për publikun e gjerë vetë Mantho Bala, ish-zëvendësministri që dha urdhrin për Flamurin e famshëm.
Zoti Mantho, folët shumë për përplasjet tuaja me Fadil Paçramin. Nuk e di, ku e kishin zanafillën përplasje të asaj natyre, sa t'ju ndanin me jetë dhe vdekje?
Ju thashë nga numri i kaluar, se përplasja ime me Fadil Paçramin kishte kaluar çdo cak. Ai përdorte të gjithë arsenalin politik, duke shfrytëzuar pushtetin e tij politik si autoritet kryesor i partisë së Tiranës që ishte dhe nuk linte rast pa u lëshuar për të më sulmuar. Unë nuk nisesha nga asnjë gjë kundër tij, por kisha të drejtën e institucionit që drejtoja, pra si zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës që mbuloja pikërisht Artet, dhe nuk mund të lëshoja pe për të lejuar vepra artistike të dobëta, madje me mangësi themelore në brendi dhe në shumë raste me probleme esenciale edhe në tematika, vetëm e vetëm se ashtu donte Fadil Paçrami.
Ju lutem, më thoni një rast ku ju jeni përplasur me Fadil Paçramin se i keni hequr të drejtën e shfaqjes së ndonjë vepre të tij, ndërsa ai vepronte si thoni ju. Fjala është që të konkretizojmë për sa flasim, apo jo?
Ju tregoj rastin e shfaqjes gjenerale apo provës së dramës "Lagjja e Varfër", e vënë në skenë nga trupa e Shkodrës. Për të parë premierën në skenën e Shkodrës u nisëm që nga Tirana. Pak më mbrapa si ishim nisur neve, ishte nisur dhe Fadil Paçrami. Ndërsa kishin ndaluar në një kafe në afërsi të Lezhës pamë makinën e Fadilit, i cili ishte lëshuar me shpejtësi drejt Shkodrës, madje pa denjuar fare të ndalonte dhe të na takonte, pavarësisht se unë isha zëvendësministër. Të mos e zgjasim më shumë këtë moment, pasi jua përmenda disa herë se megalomania e tij nuk kishte kufi, po ju them se së fundmi mbërritëm në Shkodër. Shkuam në sallën ku do të jepej premiera e re, që siç ju shpjegova kishte për skenarist vetë Fadilin. Për të ndjekur shfaqjen, në sallë isha unë si kryesor nga Ministria e Kulturës dhe komisioni i saj. Po ashtu ishte dhe Fadili si skenarist, si dhe drejtueset e teatrit të Shkodrës. Kishte kritikë arti, artistë, shkrimtarë etj., siç ndodhte në të tilla raste, kur kalonte prova e premierës së re.
A ishte mbaruar premiera?
Ishte përfunduar. Tani do të jepej para kritikës dhe kryesisht para komisionit, që të mund të lejohej për t'u shfaqur, se bënte vaki ashtu sikurse ndodhi, që të mos lejohej shfaqja e saj.
Ju ishit me komisionin?
Unë isha zëvendësministër. Komisioni, në bazë të ligjit ishte ngritur me urdhrin tim. Unë ndërkohë rrija me Fadil Krajën, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës.
Nuk ju takoi fare Fadili? Për Paçramin e kam fjalën.
Fadili, jo që bënte superiorin, por nuk mbahej fare. Ai, sipas mendjes së tij, nuk donte t'ia dinte për njeri. Ishte i paarritshmi. Ai ishte gjithçka. Ai ishte i gjithëpushtetshmi dhe askush tjetër. Këto mendonte ai, ndërkohë që ne do të bënim detyrën, pavarësisht se ai të kërcënonte me forcën e Partisë, si zëvendëssekretar i Parë që ishte në Tiranë, pra zëvendës i Manush Myftiut. Prandaj edhe nuk pyeste njeri. Sigurisht, me mua kishte akumuluar shumë probleme për pengesat parimore që i kisha nxjerrë, por që sipas tij vetëm se ishte ai, pra vetëm se flitej për krijimtarinë e tij nuk duhej të guxonte të merrej njeri. Kështu që edhe atë moment shfaqi shenja të një njeriu jo vetëm megaloman, por çuditërisht të çorientuar.
Si ta kuptoj zoti Bala?
Po ja. Ai pa pritur as të zotët e shtëpisë të bënin sistemimin e të ftuarve dhe prezantimin e shfaqjes, mori rolin e organizatorit, ndërkohë që pas saj urdhëroi që të rrinte brenda regjisori, drejtori etj., ndërsa nuk e përmendi fare emrin tim. Fadil Kraja e kuptoi se u fyeva shumë dhe më bëri shenjë që të mos flisja, se dukej qartë që nuk shkonte kjo punë.
E çfarë bëtë?
Natyrisht që ndërhyri Fadil Kraja, më shumë për të eliminuar keqkuptimet, duke thënë se fjalën së pari në diskutimin që do të bëhet e ka Ministria e Kulturës. Në këtë kohë unë ndërhyra me brutalitet, duke treguar ligjin dhe kompetencat.
Çfarë thatë?
Unë plotësova ku e la Fadil Kraja mendimin, duke thënë akoma "Jo që e ka fjalën ministria, por komisioni i saj do të vendosi nëse do të lejohet apo jo shfaqja e kësaj vepre, për të cilën për mendimin tim po e them që tani, që nuk meriton të shikohet nga spektatori. Gjithsesi, diskutimet e specialistëve dhe vendimi i komisionit do të jetë ai që do të japë verdiktin e fundit.
E çfarë tha Paçrami pas kësaj?
Nuk foli fare, por turfullonte në vetvete. Kuptohej, që në pamjen e jashtme jepte përshtypjen sikur s'i kushtonte rëndësi një debati të tillë, por unë e lexoja qartë egërsinë e tij.
Dhe çfarë vendosi komisioni?
Jo vetëm komisioni, por gjithë specialistët e pranishëm në atë diskutim ishin kundra shfaqjes së saj në publik. Madje nga shumë diskutantë, u theksua se siç kishte titullin "Lagjja e Varfër", e varfër ishte dhe në të vërtetë nga brendia. Kështu që edhe komisioni vendosi që të mos shfaqej.
Dhe çfarë ndodhi?
Asgjë. Pas Komisionit të Ministrisë së Kulturës, nuk kishte kush të drejtë të diskutonte. Drama u shfaq aty dhe u mbyll e u harrua aty. Mirëpo nuk e harronte Fadili. Ai nuk pajtohej kollaj me vendime të tilla, tepër të drejta. Mendonte gjithnjë, se vetëm për faktin që e ka shkruar ai nuk duhet ta diskutonte kush. Prandaj mendonte që të priste momentin dhe të hakmerrej.
Gjithsesi, ai vetë ju ofendoi, duke mos ju përmendur emrin që ishit në sallë e të merrnit pjesë në diskutim, pavarësisht se ishit zëvendësministër, apo jo?
Po pra.
Po nga e dini ju, që mendonte e priste rastin që të hakmerrej?
Sepse nuk vonoi dhe "zogu" i erdhi në dorë, ku ai ndërhyri me një brutalitet të pashembullt.
Konkretisht?
Pak kohë më mbrapa, ndodhi ngjarja e famshme dhe e paharrueshme, ku në skenën e teatrit kombëtar doli trupa e teatrit të Korçës me shfaqjen e dramës së Minush Jeros "Njollat e Murrme", të ngritur në skenë nga regjisori Mihallaq Luarasi.
Si ndodhi ajo ngjarje e shumëpërfolur e komedisë që po citoni, pas të cilës është dënuar dhe Mihallaq Luarasi në s'gaboj, apo jo?
Po, është e vërtetë. Atëherë bëhej festivali kombëtar i teatrove të vendit. Festivali zhvillohej në Tiranë, ku drejtohej nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Të gjitha rrethet kishin trupat e tyre profesioniste dhe kishin ardhur në festival me një premierë të re. Do të konkurronin me radhë, duke dalë çdo natë në skenën e teatrit kombëtar. Atëherë kishte rëndësi të jashtëzakonshme festivali i teatrove. Ishin përqendruar veshët dhe sytë e të gjithëve nga skena e interpretimit të trupave të rretheve. Në këtë mënyrë i erdhi radha dhe trupës profesioniste të rrethit të Korçës, ku ishte sekretar i parë Todi Lubonja. Trupa e Korçës siç dihet tashmë, në atë festival erdhi me dramën e Minush Jeros, të vendosur në skenë nga Mihallaq Luarasi, ku rolin kryesor e kishte Edi Luarasi, e cila lozi me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, sa që e ka çuar sallën peshë.
Sigurisht që juve ishit?
Patjetër që isha. Komisioni i festivalit i ngritur nga ministria, kishte zënë vendet e posaçme, ndërsa të gjithë të tjerët sipas ftesave, kishin zënë vendet përkatëse. Unë, që ta dish ti, kam qenë në krah me Fadil Paçramin. Shfaqja u pëlqeu shumë të gjithëve. Në fund të saj duartrokitjet s'kishin të mbaruar. Ishte një entuziazëm i pashembullt. Të gjithë thonin fjalët më të mira për atë dramë.
Po Fadili ç'qëndrim mbajti?
Kjo më çuditi, se ai ndryshe foli aty dhe ndryshe më mbrapa.
Pse, si foli aty?
Ashtu si dhe unë, duartrokiti me entuziazëm, duke u shprehur me fjalët më të mira dhe me superlativa për vetë dramën dhe për regjisorin, si dhe për interpretimin.
Ju kuptoj deri këtu. Ç'ndodhi më mbrapa?
Si mbaroi festivali, komisioni do të rrinte një ditë në diskutime për të ndarë çmimet. Vendosi që flamuri i festivalit t'i jepej trupës së Korçës me "Njollat e Murrme" që përmendëm më lart. Më marrin në telefon nga komisioni dhe më informojnë për konkluzionin që kishte arritur, për t'i dhënë flamurin e festivalit trupës së Korçës dhe dramës së saj "Njollat e Murrme"
Këtë ma thonin, se unë isha zëvendësministri dhe nëse e miratoja vendimin e tij. Unë ua ktheva se shumë mirë kishin vendosur se edhe unë i atij mendimi isha, se asaj drame i takonte. Ashtu ndodhi. Flamuri i Festivalit i dhënë në trupën e Korçës u prit shumë mirë dhe nga opinioni, për një vlerësim të drejtë të komisionit. Mbaj mend se Todi Lubonja shumë i entuziazmuar për fitoren e trupës së rrethit ku ai ishte Sekretar i parë i partisë, nisi menjëherë një letër entuziaste në drejtim të trupës së ndodhur në Tiranë, ku i falënderonte me superlativat më të veçanta.
Po kur u thanë fjalët e egra që shkaktuan "kataklizmonë"?
Këtu ishte më e veçanta dhe më e çuditshmja. Nuk e di si ishte përcjellë entuziazmi i asaj drame te Enver Hoxha, por kur do të rijepej shfaqja pamë që befasisht ai erdhi vetë. Ishte me Nexhmijen dhe shoqërohej nga ministri i Arsimit dhe i Kulturës së asaj kohe, Thoma Deljana. Sigurisht, gjatë shfaqjes ne ishim të shqetësuar, se kështu ndodhte ngaherë kur ai e shikonte për herë të parë një dramë apo film, se nuk i dihej mendimi i tij. Gjithsesi, shfaqja mbaroi dhe ndërsa aktorët sipas ritit dolën në skenë për përshëndetje, ai u largua menjëherë, duke u shoqëruar deri te makina nga ministri Deljana. Kur ai iku, unë takova ministrin dhe i thashë se kush ishte mendimi i shokut Enver. Ai m'u përgjigj se shoku Enver nuk ishte shprehur fare, por kishte ikur pa folur. Unë ia ktheva, që le të prisnim të nesërmen se çfarë do të dilte.
Çfarë tha ai të nesërmen?
Enver Hoxha kishte deklaruar prerë dhe me forcë, se nuk kishte qenë aspak dakord që të jepej flamuri. Ai ndërkohë, dha menjëherë urdhër që të ndalohej shfaqja. Të dënohej regjisori, autori i saj, kush kishte dhënë urdhrin për flamurin dhe të tjerë.
Çfarë ndodhi pas kësaj, me juve që kishit miratuar dhe akorduar flamurin, gjë që Enver Hoxha e dënoi menjëherë?
Këtu do të dal te Fadil Paçrami, se ai e priste një rast të tillë të hakmerrej mbi ne dhe siç të thashë që në fillim të kësaj interviste, siç e shikoni jo vetëm që i erdhi "zogu" në dorë, por ai i erdhi në mënyrën më të shkëlqyer. Ku mund të kishte rast më të mirë për të, se sa të dënonte vetë Enver Hoxha shfaqjen që ne kishim vlerësuar më të mirën?
Dhe çfarë bëri?
Pak ditë më mbrapa, me kompetencat e zëvendësit të Sekretarit të Parë apo të Sekretarit të Dytë të Komitetit të Partisë së Rrethit siç quhej zyrtarisht, urdhëroi menjëherë të mblidhej organizata e partisë e ministrisë. Sekretar i saj isha unë.
Kishte të drejtë Paçrami të provokonte mbledhje organizate?
Organizatat bazë të dikastereve vareshin nga Komiteti i Partisë i rrethit ku Fadil Paçrami ishte sekretari i dytë dhe Manush Myftiu ishte Sekretar i Parë. Ata kishin të drejtë të urdhëronin mbledhjet e organizatave bazë, kur, ku dhe si të donin, dhe të diskutonin në to problemet që donin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast.
U mblodhët?
Nuk diskutohej fare. I deleguar erdhi vetë Fadil Paçrami. Kuptohej qartë se donte të hakmerrej. Ai kishte hak për të marrë dhe nuk diskutohej që me tipin e tij do të shfrytëzonte rastin, pavarësisht se në sallën e shfaqjes duartrokiti më shumë se të gjithë dhe tha fjalët më të mira. Kështu, sa erdhi në ministri, filloi mbledhja. Unë ia kalova menjëherë fjalën. Ai menjëherë nuk la gjë pa thënë kundër dramës në fjalë. Por sigurisht, ndodhi dhe ajo që pritej, që kritikat më të rrepta i breshëroi mbi mua, që kisha urdhëruar apo miratuar dhënien e flamurit, asaj trupe që vinte në skenë atë dramë.
Çfarë të tha konkretisht në ato kritika?
Më tha që kisha aprovuar vendimin, që ishte vënë në skenë një dramë me gabime të tilla ideologjike.
Po nuk i thatë juve, që e kishit parë bashkë dhe ti ishe në dijeni të fjalëve të mira të tij?
Unë sigurisht iu ktheva duke i thënë:
-Shoku Fadil, a kemi qenë bashkë në shfaqje, që e duartrokitëm së bashku dhe po së bashku përshëndetëm artistët dhe regjisorin e saj, duke u thënë fjalët më të përzemërta dhe më të lavdërueshme?
Si reagoi?
Natyrisht, ai do të tregohej harbut, se tashmë i kishte ardhur momenti, prandaj u shpreh:
- Unë nuk kam ardhur këtu për të dhënë llogari, por për të kërkuar llogari. Pas kësaj vijoi mbledhja. Në fund nuk na dha as dorën, por fluturoi vetëtimthi për te makina, me kënaqësinë se e kishte realizuar mllefin e grumbulluar ndaj meje.
(Vijon nesër)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)