Gjirokastër, sekuestrohen 160 kg mariuanë, 3 në pranga, 1 në kërkim
GJIROKASTËR- Sekuestrohen 160 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë, ndërsa 3 persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës. Droga është sekuestruar në vendin e quajtur kodrat e fshatit Mirice, në afërsi të fshatit Gllave. Sipas policisë lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion përfundimtar qytetin e Fierit.
Transportimi i drogës po kryhej me dy automjete, i pari tip Audi A4 me targa AA 128 CG dhe një mjet tip Ford Eskorte. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se është kryer fillimisht bllokimi i Audit, ndërsa është dashur me tepër se një orë për ndalimin edhe të mjetit tjetër. Policia ka vënë në pranga 28-vjecarin Algert Naçi, 31- vjecarin Edmir Maça dhe 18-vjecarin Vision Katirai, ndërsa është shpallur në kërkim Dorian Shehu 21-vjec. Policia ka nisur hetimin për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
(el.me/news24/BalkanWeb)