Grabitet banka vdes arketarja plagoset roja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut” rreth orës 15:30. Një filial i një banke është bërë pre e një grabitjeje me armë, ku si pasojë arkëtarja e bankës ka humbur jetën dhe është plagosur roja i bankës. Arkëtarja, Leonora Kaloçi, 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin Ushtarak, ndërsa i plagosur ka mbetur roja i bankës Skënder Elmazi 50 vjeç.
Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur policia, ku kanë qenë të pranishëm dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çuashaj dhe Tonin Vocaj. Ende nuk dihet shuma e grabitur në bankë, ndërkohë që dyshohen dy autorë grabitës të bankës, njëri prej tyre mendohet se ka hyrë brenda në bankë, i cili ka qenë i maskuar, i veshur me xhup të zi me viza të kuqe, xhinse dhe i gjatë rreth 165 cm.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, përfshirë edhe punonjësit e tjerë të bankës, ndërsa mësohet se autori ka qëlluar 4 herë brenda ambjenteve të bankës
Sipas dëshmive paraprake mësohet se autori ka qëlluar 4 herë brenda ambjenteve të bankës, ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim të rojes së plagosur.
Ndërkaq policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për atë që jep informacion për autorin e vrasjes së arkëtares së bankës.