Parada e gay-ve, PLL: Berisha të mbajë vendin e vet
TIRANE- Debati i fortë në lidhje me mbajtjen e paradës së gay-ve në Tiranë i bërë publik në "Gazeta Shqiptare" me sa duket do të sjellë një çarje mes partisë Lëvizja e Legalitetit dhe Partisë Demokratike. Pas reagimit të kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratën e kreut të legalitetit Ekrem Spahiu, duke e konsideruar të papranueshme dhe aspak mbretërore, ka reaguar Partia Lëvizja e Legalitetit. Nëpërmjet këtij prononcimi i cili mban emrat e dy zyrtarëve të lart të kësaj partie, zv/kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i PLL përkatësisht Sulejman Gjana dhe Artan Tujani, i thuhet Kryeministrit se po tejkalon kompetencat e veta duke komentuar qëndrimet e kryetarit të Partisë së tyre.
LEGALITETI
Futja e kryeministrit Sali Berisha në debatin për mbajtjen apo jo të paradës së gay-ve dhe mbajtja e një qëndrimi të ashpër ndaj aleatit, kryetarit të partisë Lëvizja e Legalitetit ka bërë që kjo parti të reagoi sërish, por këtë herë kundër qëndrimit të Kryeministrit. "Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të partisë "Lëvizja e Legalitetit" z. Ekrem Spahiu. Ne kemi qëndrimet tona të pavarura e që burojnë prej programit të PLL-së. Ne asnjëherë nuk kemi komentuar qëndrimet e partive, fjalorin apo batutat e politikanëve të tjerë sepse mendojmë se çdokush duhet të dijë të mbajë vendin që i takon. Po të ishte rasti për komente të tilla, dihet fare mirë se kush ka për të thënë më shumë…", - thuhet në deklaratën e PLLsë.
Më tej thuhet se, përkrahja ndaj LGBT-ve është pritur prej ndonjë politikani tjetër dhe jo z. Berisha, edhe pse ky opinion shkon kundër vullnetit të shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë. Në këtë deklaratë preket edhe çështja e martesave mes të njëjtit seks e cila është përmendur dy vite më parë nga kryeministri. "Pas deklarimit të djeshëm të Kryeministrit Berisha "pro" organizimit të paradës së LGBT-ve në Tiranë, nuk mbetet gjë tjetër veçse ai të materializojë edhe premtimin e tij të kahershëm për lejimin me ligj të martesave homoseksuale", - thuhet në këtë deklaratë të PLL-së. Ndërkohë që, shprehin edhe një herë se cilat janë pikat kyçe të platformës së kësaj partie, "PLL ka në themel të saj ligjshmërinë dhe askush nuk duhet të shpresojë se kjo parti mund të përfshihet në akte dhune. Ne respektojmë të drejtat e gjithsecilit dhe mendojmë se Shqipëria është vendi i qytetarëve porse, duhet të parandalohet me ligj çdo formë prozelitizmi. Si parti konservatore dhe mbretërore që bazohet në vlerat më të mira të popullit dhe kombit shqiptar, PLL mendon se nuk është në traditën tonë fisnike që, për interesa të ditës, të braktisen parimet morale që na kanë udhëhequr prej shekujsh".
Po ashtu, nëpërmjet kësaj deklarate i janë përgjigjur edhe Avokatit të Popullit, i cili ka qenë një ndër institucionet që ka përkrahur të drejtat e komunitetit LGBT dhe i ka kërkuar Zotit Spahiu që të kërkoi ndjesë publike. "Avokati i Popullit, i cili duket se po pret me padurim që të organizohet një paradë e LGBT-ve në Tiranë, duhet të ndihet më shumë sesa i qetë. Ne presim nga ai dhe Kryeministri që të ndjehen më shumë të shqetësuar nga padrejtësitë që po vuajnë ish-pronarët e ligjshëm, ishtë burgosurit dhe përndjekurit politikë, të varfrit, njerëzit më aftësi të kufizuar, komunitetet fetare, etj, sesa nga fati i një grusht njerëzish", - përfundon deklarata e PLL-ës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)