Dukagjin ne rrenojat e nje principate
Zona e Dukagjinit e cila dalëngadalë po përgatitet për stinën e ngrohtë po i largohet tmerrit të dimrit ku trashësia e dëborës në këto zona arriti deri në dy metra. Nga ai bllokim i gjatë ato pak banorë që jetojnë në këto zona kanë filluar ti kthehen punës dhe përditshmërisë së tyre. Zona është terren i thyer malor ndërsa bora ende nuk ka shkrirë plotësisht. Rruga që të shpie në drejtim të Dukagjinit nga fshati Prekal i komunës Postrribë, është shumë e vështrirë. Ato të cilët i vizitojnë më së shpeshti këto zona janë prifti dhe murgeshat katolike të kongregatës “ Françeskanet e Krishtit Mbret”. Thuajse një muaj që ky fshat ka dalë nga izolimi dhe është prifti i cili që nga mesha e Krishtlindjes rikthehet sërish për të mbajtur liturgjinë shenjte në këtë zonë.
Në oborrin e Kishës në fshatin Xhan të Pultit janë shumë pak banorë që kanë ardhur për meshë, pasi fshati çdo ditë po shpopullohet, kjo sepse në këtë fshat mungon infrastruktura dhe shërbimet e nevojshme.
Janë gjithësej 12 nxënës nga klasa e parë në të nëntën që mësohen vetëm nga një mësues.
Në fshatin Kir, i cili është fshati i parë që ndesh kur nisesh në drejtim të Dukagjinit është më i populluar, është buzë rrugës kryesore dhe banorët e zonës e kanë më të lehtë qarkullimin në drejtim të Shkodrës dhe anasjelltas. Në këtë fshat jetojnë rreth 100 banorë, godina e shkollës është tejet e amortizuar, po kështu edhe ambulanca edhe pse disa vite më parë janë rikonstruktuar plotësisht.
At Joakim Fernandez prift jezuit, i cili rregullisht një herë në muaj vjen në zonën e Dukagjinit për meshë shprehet se kjo është një zonë e mrekullueshme dhe i pëlqen shumë por i mungon zhvillimi ekonomik sepse ky terren është mjaft atraktiv dhe ka shumë mundësi zhvillimi.
E quajtur si famullitarja e vërtet e zonës Moter Sandra Bartolotto, e cila që nga viti 1998 punon në këtë zonë tregon për problemet e mëdha që përballet ky territor.
Dikur kjo zonë ishte shumë e njohur në shekullin e 9 ishte principatë e cila shtrihej në një hapësirë mjaft të gjërë. Emri i kësaj zone na shfaqet në burimet bizantine që në vitin 877, me emrin “Pulatum”. Në këtë zonë banonte një popullsi e vjetër, e cila jetonte nëpër luginat e thella të zonës.