E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tërmet 4.9 ballë në Ankona, nuk dihet nëse ka të lënduar

ITALI - Në orët e para të ditës së sotme qyteti i Ankonës është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë.

Tërmeti është ndier rreth orës 03:32 minuta të mëngjesit të sotëm, me epiqendër 18 kilometra në lindje të qytetit të Ankonës, thellësia 2 kilometra.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›