Balaj përforcon Sparta Praguen

Talenti i skaudrës së Tiranës, Bekim Balaj e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka vendosur që karrierën do ta vazhdoj në skuadrën e famshme çeke, Sparta Prague edhe pse në adres të tij kishte oferta nga klube të ndryshme.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Sparta Prague nëpërmjet ueb faqes zyrtare të saj. Sipas njoftimit, menjëherë pasi i ka kaluar me sukses testet mjekësore, 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare këtë klub.
Njëherësh, Balaj është përforcimi i tretë i gjigantit çek.
Balaj karrierën e pati nisur në Vllazni të Shkodrës dhe menjëherë pati bërë ‘bum’. Andaj, para dy vitesh ai u pati transferuar e skuadra turke, Genclerbirligi. Por, para edicionit të fundit ai u pati kthyer në Shqipëri, ku shkëlqeu duke luajtur për Tiranën. Prej 37 ndeshjeve, Balaj ia ka dal t’i realizoj 15 gola.
Ai deri më tani i ka zhvilluar edhe trembëdhjetë ndeshje me Kombëtaren U 21 të Shqipërisë, duke i realizuar katër gola.