E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica ‘peshkon’ në Pejë

Deri më tani Drenica e ka kompletuar vetëm transferimin e sulmuesit më të mirë të edicionit të kaluar, Berat Hysenit nga Trepça ’89. Mirëpo, ekipi kuq e zi tashmë thuajse ka heq dorë nga përpjekjet për t’u përforcuar edhe me Festim Krasniqin e Përparim Osmanin.

Drenicasit tani po mendojnë të ‘peshkojnë’ në Besën e Pejës, në të cilën skuadër shumë lojtarë cilësorë ende janë pa kontrata.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, konfirmoi për Express se do të kërkojë nga krerët e klubit të bëjnë çmos që t’ia sjellin në Skenderaj prej Peje Fisnik Gashin, Mensur Duraku dhe Fisnik Papuqin.

“Ka ardhur koha të përcaktohemi konkretisht se me cilët lojtarë kemi nevojë të përforcohemi dhe t’ua bëjmë ofertat konkrete. Unë do të kërkoj nga kryesia e klubit që të mundohet të na përforcojë me Fisnik Gashin, Mensur Durakun, eventualisht edhe me Fisnik Papuqin. Shpresoj se edhe kërkesat e futbollistëve të jenë reale e të përballueshme për Drenicën”, deklaroi Lushtaku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›