Balak: “Do ta eliminojmë Turqinë”
Kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak pranoi se kishte gabuar në parashikimet e tij të dhëna përpara fillimi të Kampionatit Europian. Mesfushori i Çelsit kishte thënë gjatë në interviste se Italia, Franca, Portugalia e Kroacia ishin ekipet e tij favorite për fitimin e titullit. Por, asnjë prej tyre nuk arriti të ishte në katër më të mirat e Europianit, teksa në gjysmëfinale përveç Gjermanisë janë edhe Turqia – me të cilën Gjermania do të ndeshjet të mërkurën – si dhe çifti Spanjë-Rusi.
GABIMI - “Unë e pranoj se ishte tërësisht i gabuara me parashikimet e mia”, - tha Balak gjatë një konference për shtyp. “Por tani, e vetmja gjë interesante është që ne kemi shanse të mëdha të shkojmë drejt finales. Me këdo që do të përballeshit në këtë fazë do të ishte e vështirë. Ne e dimë se Turqisë i mungojnë një numër i madh lojtarësh të dëmtuar e të pezulluar, por ata nuk kanë treguar kurrë një shenjë “vdekjeje”. Fuqia e tyre mendore është edhe faktori kryesor, ata mund t’i përshtaten çdo lloj kundërshtari dhe ata kanë një motivues të madh si trajner. Ne parashikojmë një ndeshje të barabartë”.
KUJTIMET - Balak ka luajtur në dy ndeshje gjysmëfinale për Gjermaninë, duke shënuar golin e fitores kundër Koresë së Jugut në Kupën e Botës 2002, por ai ishte pjesë e formacionit humbës në Kupën e Botës 2006, kur Gjermania humbi me Italinë. Me gjithë golin e tij në fitoren 1-0 kundër Koresë së Jugut, Balak mungoi në finalen e Botërorit për shkak të pezullimit, ndërkohë që kujtimet e gjashtë viteve më parë e kanë bërë më të kujdesshëm kapitenin e skuadrës së Johakim Lëv.
TURQIA - “Kur ne humbëm gjysmëfinalen kundër Italisë dy vjet më parë, na erdhi shumë keq pasi zhvilluam në përgjithësi dhamë gjithçka gjatë gjithë ndeshjes”, - tha Balak, i cili shënoi dy gola gjatë Botërorit të Gjermanisë. “Atëherë unë mendova se na mungoi edhe fati. Tani ne shpresojmë se ne kemi gjithçka për të mundur Turqinë, edhe pse mund të duhen 120 minuta lojë”. Fituesi i çiftit Gjermani-Turqi do të ndeshjet në finale me fituesin e çiftit Rusi-Spanjë, takim që do të luhet ditën e enjte në Vjenë.
Gjermani-Turqi, kokë më kokë
Që nga bashkimi i Gjermanisë, dy ekipet janë ndeshur midis tyre në katër raste. Gjermania ka fituar dy takimet e para me të njëjtin rezultat 1-0. Ndeshja e tretë u mbyll në barazim 0-0. Takimi i katërt midis tyre u fitua nga Gjermania me rezultatin 2-1, një miqësore e luajtur në Stamboll.
GJERMANIA PERËNDIMORE
Gjermania e vjetër, ajo Perëndimore e ka mundur Turqinë dhjetë herë. Dy ndeshje janë mbyllur në barazi, Gjermania Perëndimore ka humbur vetëm një herë, në vitin 1951, në takimin e parë midis tyre.
GJERMANIA LINDORE
Gjermania Lindore, nga ana e saj, është takuar 5 herë me Turqinë, duke fituar vetëm 1 herë. Tre ndeshje janë fituar nga Turqia dhe një takim ka përfunduar në barazim.
Lojtarët kyç
Gjermania
Mikael Balak – Kapiteni i Gjermanisë është golashënuesi i dytë më i mirë i Gjermanisë në Euro 2008 (2 gola). Vetarani i Çelsit ka një influencë të padiskutueshme në ekip.
Turqia
Gokhan Zan - Qendërmbrojtësi i Beshiktashit ka mësuar shumë nga futbolli evropian, njohuri që ai patjetër do të aplikojë me kombëtaren e tij në ndeshjen kundër Gjermanisë.
Birof: “Lëv nuk e lë Gjermaninë”
Menaxheri i Gjermanisë, Oliver Birhof, është i bindur se Johakim Lëv do të qëndrojë si trajner, edhe në rast se ai do të humbasë kundër Turqisë në gjysmëfinalet e Euro 2008-s. Lëv pranoi se ai ishte duke e konsideruar largimin e tij pas humbjes me Kroacinë në fazën e grupeve, por ekipi i tij shkatërroi Portugalinë më pas në çerekfinale. Birhof këmbënguli se rezultati i përplasjes së të mërkurës (Gjermani-Turqi) nuk do të asnjë ndikim në të ardhmen e Lëvit. Ish-sulmuesi i Gjermanisë tha për gazetën “Bild”: “Mbërritja në gjysmëfinale është një arritje e madhe. Ai do të vazhdojë sido që të shkojnë ndeshja me Turqinë”. Birhof shtoi se Europiani mund të jetë e hera e fundit që portieri 38-vjeçar Jens Lehman luan për Gjermaninë.
Gjermani-Turqi, drejt gjysmëfinaleve
Rruga e Gjermanisë
Gjermania bëri pjesë në Grupin B së bashku edhe me Austrinë, Poloninë e Kroacinë. Fitoi 2-0 me Poloninë në ndeshjen hapëse, humbi 1-2 me Kroacinë dhe fitoi 1-0 me Austrinë, duke zënë vendin e dytë në grup. Në çerekfinale fitoi 3-1 me Portugalinë të konsideruar favorite.
Rruga e Turqisë
Turqia bëri pjesë në Grupin A së bashku edhe me Portugalinë, Zvicrën e Çekinë. Pas humbjes 2-0 me Portugalinë në ndeshjen hapëse, fitoi me Zvicrën (2-1) dhe Çekinë (3-2) duke zënë vendime dytë në grup. Në çerekfinale eliminoi Kroacinë (1-1, ndeshja) pas gjuajtjeve të penalltive.
Gjysmëfinalet
e EURO 2008-s
E martë
GJERMANI-TURQI
25.06.2008
Bazel, ora 20:45
Gjyqtar: Busaka (Zvicër)
Bastet-Bëin
1 x 2
1.40 4.50 7.00
RENDITJET
FIFA
Gjermania 5
Turqia 20
UEFA
Gjermania 3
Turqia 14
Kampionate Europiane
Gjermania: 1972, 1980, 1996
Turqia: asnjë
Popullsia
Gjermania
82.1 milionë banorë
Turqia
70 milionë banorë
Gjermania, 6.3 milionë futbollistë
Me 6.3 milionë anëtarë zyrtarë, Federata Gjermane e Futbollit (apo siç njihet ndryshe Deutscher Fussball-Bund) është organizata më e madhe sportive e këtij lloji në Gjermani. Bundesliga, kampionati gjerman, ka mesataren e dytë më të lartë në botë për nga shikueshmëria pas futbollit anglez.
VENDI - Gjermania, ose zyrtarisht e njohur si Republika Federale Gjermane ka një sipërfaqe prej 357.021 km2 (vendi i 63-të në botë) dhe një popullsi prej diçka më shumë se 82 milionë banorë (vendi i 14-të në botë), njëherësh edhe vendi me popullsinë më të madhe midis vendeve të Bashkimit Europian. Gjermania është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të emigrantëvë nga e gjithë bota. Emri Gjermani është dokumentuar për herë të parë 100 vjet para Krishtit. Pas Luftës së Dytë Botërore u nda në dy shtete në vitin 1949 dhe u ribashkua në vitin 1990. Gjermania është anëtare e Kombëve të Bashkuara, NATO-s, grupimeve G8 e G4. Është vendi i tretë në botë përsa i përket prodhimit ekonomik (GDP), dhe eksportuesi më i madh në botë për vitin 2007. Gjermania është Republikë parlamentare. President është Horst Koler, ndërsa kryeministër Angela Merkel, përfaqësuese e CDU-së. Kryeqyteti i Gjermanisë është Berlini me 3.4 milionë banorë.
SPORTI – Sporti është pjesë integrale e jetës gjermane. 27 milionë gjermanë janë anëtarë të një klubi sportiv dhe 12 milionë të tjerë ushtrohen në mënyrë individuale. Futbolli është sporti më popullor. Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar tri herë Kupën e Botës (1954, 1974, 1990) dhe tri herë Kampionatin Europian (1972, 1980, 1996). Gjermania ka organizuar Kupën e Botës në vitin 1974 dhe vitin 2006 dhe Kampionatin Europian në vitin 1988. Gjermania i ka organizuar Lojërat Olimpike verore në vitin 1936 (Berlin) dhe në vitin 1972 (Munih), si dhe Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1936. Ndër emrat më të mëdhenj të futbollit janë Franc Bekenbauer, Gerd Myler, Jurgen Klinsman, Lotar Mateus e Oliver Kahn. Ndër sportistët e tjerë, është piloti i Formula 1, Mikael Shumaker.
Gjermania në skanerin e statistikave
GOLAT- Katër lojtarë kanë shënuar 7 golat e Gjermanisë në katër ndeshjet e para të Euro 2008-s. Lukas Podolski, ka shënuar thuajse gjysmën e tyre: 3 gola, i ndjekur nga kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak me 2 gola. Miroslav Kloze e Bastian Shvajnshtajger kanë shënuar nga një gol. Gjermania ka pësuar 4 gola, me një mesatare 1 gol për ndeshje.
NDESHJET – Lotar Mateus me 150 ndeshje është dhe futbollisti që mban rekordin me Kombëtaren gjermane, ndërsa përsa i përket numrin të golave, atë e mban Gerd Myler me 68 të tilla. Në ekipin aktual të Gjermanisë (Euro 2008), lojtari me më shumë ndeshje ndërkombëtare është kapiteni Mikael Balak (85). Golashënuesi më i mirë në formacionin e Johakim Lëvit është Miroslav Kloze (40), i ndjekur nga Balak (38). Sa për kuriozitet ndeshja e parë e Miroslav Klozez ka qenë ajo kundër Shqipërisë, më 24 mars 2001, një takim i përfunduar 2-1. Kloze hyri si zëvendësues në atë takim dhe shënoi dy minuta përpara përfundimit.
30-VJEÇARËT - Lojtari më i moshuar i Kombëtares gjermane është portieri Jens Lehman: 38 vjeç (mbush 39, më 10 nëntor). Gjermania ka në skuadrën e saj vetëm pesë lojtarë mbi 30-vjeçarë: Lehman (38), Balak (31), Frings(31), Enke (30), Kloze (30).
TË HUAJT – Gjermania ka në radhët e saj pesë lojtarë që kanë lindur jo në Gjermani: Kloze (Poloni), Podolski (Poloni), Troçkovski (Poloni), Nojvil (Zvicër) e Kuranji (Brazil).
3 FUTBOLLISTË- Nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Johakim Lëv, vetëm 3 lojtarë nuk luajnë në Bundesligën gjermane: Mikael Balak luan në Angli (Çelsi), Kristof Metzelder në Spanjë (Real i Madridit) dhe David Odonkor po në Spanjë (Real Betis). Portieri Jens Lehman, cili sezonin e fundit e mbylli me Arsenalin në Angli, tashmë është një lojtar i Shtutgardit.
KARTONËT- Ashtu si Turqia (Volkan Demirel), edhe Gjermania është ndëshkuar me një karton të kuq: Bastian Shvajnshtajger. Gjermania është ndëshkuar me pesë kartonë të verdhë: Lehman, Balak, Lahm, Shvajnshtajger e Arne.
FAULLAT- Gjermania ka shaktuara 57 faulle, teksa kundërshtarët asaj vetë i kanë shkaktuar 67 faulle. Mikael Balak qëndron në krye në të dyja listat specifike: 14 faulle të shkaktuar, 12 faulla të pësuar. 13 lojtarë kanë shkaktuar 57 faulle, dhe po kaq janë lojtarët që kanë pësuar 67 faullet.
Gjermania në Europiane
Francë 1960 Nuk hyri
Spanjë 1964 Nuk hyri
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Kampion
Jugosllavi 1976 Finale
Itali 1980 Kampion
Francë 1984 Raundi i parë
Gjermani 1988 Gjysmëfinale
Suedi 1982 Finale
Angli 1996 Kampion
Belgj.-Hol.2000 Raundi i parë
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale
Totali: 10 pjesëmarrje, 3 herë kampion
Gjermania në Euro 2008
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 4
Gjuajtje në total: 44
Goditje nga këndi: 20
Kartonë të verdhë: 14
Pasa në total: 1725
Pasa të kompletuar: 70%
25 Qershor 2008