Milano, qyteti i drogës dhe alkoolit
Prej 15 vjetesh “tymoset” heroinë. Ka gati 50 vjet që “çdokush e ka provuar një herë edhe ekstazin”. Ky është qyteti i Milanos. Vendi ku pjesa më e madhe e popullsisë e ka provuar të paktën një herë në jetë substancën e mrekullueshme. Nëse deri dje Milanoja ishte qyteti i së pirës, tani është qyteti ku 7 për qind e popullsisë ka probleme me alkoolin. Italia është një vend që renditet në krye të klasifikimit europian për përdorimin e drogave, sidomos në përdorimin e kokainës (pas Spanjës dhe Anglisë) dhe në vendin e pestë për përdorimin e kanabisit. “Milanoja po ndeshet me Monakon”, konfermon Ludvvig Kraus, nga Insituti për Kërkimet e Terapisë në një qytet gjerman. Por jo vetëm kaq: “Milano është edhe laboratori i prodhimit të drogës. Këtu përdoren të gjitha mënyrat për të gjetur tregun”. Ashtu si rritja e përdoruesve të heroinës, ka ndodhur edhe me ekstazin, e cila është rritur me 50 për qind që nga viti 2004. “Paketime më të vogla. Substanca më të pastra. Natyrisht edhe çmimi ndikon. Kjo për të tërhequr konsumatorin”. Por shpërndarësit nuk janë të rrezikuar vetëm për jetën. “Ka edhe nga ajo e rastësishmja; një mik, një koleg pune apo një shok shkolle”. Qyteti madje është edhe laboratori i konsumatorëve. “Të rinjtë i afrohen heroinës, pasi nuk kanë për këtë lloj droge ide negative ashtu siç kanë të vjetrit”. Tregu kërkon “gjenerata të reja të narkomanëve”. Gati 50 për qind e provojnë për herë të parë edhe ekstazin. “Heroina gjendet nëpër shtëpi apo edhe në diskoteka. Kokaina nëpër rrugë. Kanabisi kudo”, nënvizon Sabrina Molinaro, kërkuese e Qendrës Kombëtare për Kërkime. Në Veri zhvillohet rritja e konsumit të heroinës. Në qendër ajo e kanabisit. “Stabile qëndron vetëm kokaina”. Më pas është edhe alkooli. Shfaqet gjithnjë e më i madh numri i të dehurve. “E përdorin si të jetë drogë”. Në qytet, sipas disa sondazheve të muajve të fundit, janë dehur mbi 85 mijë persona. “Tre në pesë meshkuj”. Ekspertët janë dakord mbi një parim: “Për ta kuptuar fenomenin, nevojitet dalja e steriotipit të toksikovarjes. Konsumatorët e rinj janë shoqërisht të integruar”. Ky është një alarm social. Mungon vetëm një strategji kontrasti. “Nuk mjafton veç një thirrje nga familja dhe shoqëria që situata të ndryshojë. Nuk mjaftojnë ligjet mbi abuzimin e alkoolit gjatë drejtimit, nëse më pas shteti nuk është në gjendje t’i kontrollojë”, denoncon Rikardo Gatti, që nënvizon edhe një ligj europian. “Rregullohet gjithçka mbi interesat e pjestarëve të vendeve. Por mbi drogën dhe alkoolin nuk ka një politikë të përbashkët”.
(Hermesnevvs.com)
24 Qershor 2008