E Shtunë, 31 Tetor 2026

12-vjeçarja hedh në gjyq të atin

Një vajzë 12-vjeçare nga Kanadaja denoncon babanë e saj, për shkak se ai e ka ndaluar të shkojë në ekskursion me klasën. Ndalimi i vajzës 12-vjeçare e ka çuar babin fanatik në sallën e gjyqit. Burri kishte refuzuar të firmoste lejen për të lejuar vajzën e tij të bënte shëtitje me klasën e saj. Shkak për këtë ka qenë dënimi që ai i ka dhënë vajzës së tij, për faktin se ajo kishte qëndruar në internet më shumë se ai e kishte lejuar të qëndronte. Në këtë mënyrë, vajza ka vendosur që të shkojë të jetojë me mamanë e saj, pasi prindërit e saj ishin të divorcuar. Pretendohet të ketë qenë pikërisht ish-bashkëshortja e burrit fanatik, e cila e ka shtyrë vajzën që të denoncojë babanë e saj, duke e çuar atë në sallën e gjyqit. Me një vendim që ka surprizuar nënë e bijë, gjykatësja Suzane Tessier i ka dhënë të drejtë vajzës 12-vjeçare, duke anuluar dënimin e dhënë nga i ati i saj. Në këtë moment, babai ka vendosur të bëjë apel, për të kthyer në vend autoritetin e tij, duke evituar faktin që vajza e tij ta bëjë atë udhëtim. Sipas ekspertëve, janë disa dhjetëra raste që i drejtohen gjykatës, sepse nuk kanë idenë se çfarë janë duhet bërë dhe se çfarë pasojash mund të kenë si rezultat i veprimeve të tyre për tu larguar nga familja në institute, ose veprime të cilat bëhen nga prindërit e adoptuar. Vajza përpara se të dënohej, nuk ka respektuar as rregullat e shtëpisë. Pasi i ati i kishte bllokuar përdorimin e internetit, për të evituar dialogun e saj në uebe të ndryshëm me njerëz të panjohur, ajo ka përdorur kompjuterin e një shoqes së saj, për të qarkulluar disa nga fotot e saj në internet me veshje transparente, të papërshtatshme për moshën e saj. Rreziku është real, ka deklaruar avokati i babait të vajzës, Kim Beaudoin. Disa ditë më parë është arrestuar një belg, për shkak se është gjetur në një hotel të Montrealit me një vajzë 13-vjeçare të njohur nëpërmjet internetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›