Gjermani-Turqi, tifozeritë, show kundër njëra-tjetrës
Gjermani-Turqi vlerësohet si një ndeshje e “çmendur” përsa i përket mënyrës sesi po e presin tifozët e dy ekipeve, pasi Gjermania është atdheu i një minoriteti turk prej 3 milionë banorësh, aq sa duket sikur Gjermania ka dy ekipe kombëtare që ndeshen me njëra-tjetrin në gjysmëfinale. Gjermania e Turqia nuk janë ndeshur kurë me njëra-tjetrën në gjysmëfinalet e një turneu të madh ndërkombëtar futbolli, teksa tani njëra prej tyre do të shkojë në finale. Nga Mënshengladbahu në Mynih dhe nga Braunshvajgu në Bon, makinat, ndërtesat dhe njerëzit nuk janë zbukuruar me ngjyrat Gjermanisë: e zezë, e verdhë dhe e kuq, por edhe me hënën dhe ylli turk. Çdo fitore e dy ekipeve në Kampionatin Europian – dy të fundit, ajo e Gjermanisë kundër Portugalisë favorite dhe Turqisë me penallti kundër Kroacisë – u festua me masivisht. Tifozët e hipur në makina u binin borive pa pushim, ndërsa fishekzjarrët shpërthyen gjatë gjithë natës. Por jo gjithçka duket mbarë midis dy grupimeve, madje turqit e shprehin hapur pakënaqësinë e të qenit jo të mirëpritur në Gjermani. “Shikoni, nuk ka punë për të huajt në Gjemani. Të huajt nuk kanë shumë gjëra të mira për të thënë rreth Gjermanisë”, - thotë pronari i një dyqani kebabi në Kreuzberg, një distrikt pranë Berlinit, qyteti që konsiderohet si “Little Instabul “(Stambolli i vogël). “Nëse dikush bën lajmërim për punë e unë e marrë në telefon dhe i them ‘emri im është Ali’, ai më thotë se punën e kanë zënë. Por kur dikush merr në telefon dhe i thotë ‘emri im është Hans’, atëherë punëofruesi i thotë se dëshiron ta ta takojë”, -thotë 40-vjeçari, i cili jeton në Gjermani, qyshkur ishte fëmijë. “Nëse ju keni përjetuar këtë ju do të thonit menjëherë se unë nuk jam duke bërë tifoz për Gjermaninë. Unë kam vendosur flamurë gjermanë në hyrje të dyqanit tim, por kjo është thjesht për arsye biznesi, kështu që gjermanët psonisin këtu”. Sipas shifrave që publikon qeveria gjermane, afërisht një në pesë të rinj pa shtetësinë gjermane – shumë prej gjeneratës së dytë e të tretë turke nuk e kanë – e lënë shkollën pas asnjë lloj kualifikimi. 24 përqind e rezidentëve në Gjermanië jetojnë në kufirin minimal të varfërisë, kur ata me origjinë turke, zënë 42.5 për qind. Gjithsesi, Gjermania ka qenë e interesuar të investojë më shumë te talentet sesa të promovojë integrimin e turqëve. Herën e fundit kur të dy vendet janë ndeshur midis tyre, ka fituar Turqia.
Turqia, në prag të finales së parë
Turqia ka marrë pjesë vetëm 3 herë në finale nga 13 Kampionatet Europiane të zhvilluara deri tani. Pjesëmarrjen e parë e ka në Angli 1996 ku u eliminua në fazën e grupeve. Në Beligjikë-Holandë 2000 u eliminua në çerekfinale, ndërsa në Portugali 2004 nuk arriti të kualifikohej. Mbërritja në gjysmëfinalet e Euro 2008-s është dhe suksesi më i madh i Turqisë në historinë e kampionateve Europiane. Përballë ka Gjermaninë, por përmbysjet e mëdha turke, të dëshmuara në ndeshjet kundër Zvicrës (2-1), Çekisë (3-2) dhe Kroacisë (1-1, 4-2 me penallti), e kanë frymëzuar trajnerin Fatih Terim të ëndërrojë finalen e madhe të Vjenës.
VENDI - Turqia, apo siç njihet zyrtarisht Republika e Turqisë, është një vend Euroaziatik, ku dy pjesët e saj ndahen Thrace e Anadolli ndahen nga deti Marmara dhe rrugët detarë turke, Bosfori e Dardanelet. Turqia ka një sipërfaqe prej 783.562 km2 (vendi i 37 në botë) dhe një popullsi prej 70.5 milionë banorësh (vendi i 17-të në botë). Turqia është një vend demokratik, laik i bazuar në sistemin e themeluar në vitin 1923 nën lidershipin e Mustafa Kemal Ataturkut, pas rënies së Perandorinë Otomane në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Qysh atëherë, Turqia ka rritur vazhdimisht praninë e saj në organiatat të tilla si Këshilli i Europës (1949), NATO (1952), OECD (1961), OSBE (1973) dhe G20 (1999). President i Turqisë është Abdulla Gyl, ndërsa kryeminisrër Rexhep Taip Erdogan. Ankaraja është kryqyteti i Turqisë (3.9 milionë banorë), ndërkohë që Stambolli është qyteti më i madh me 11.3 milionë banorë.
SPORTI- Edhe në Turqi, sporti më popullor është futbolli. Klubet më të mëdha janë Gallatasaraj, Fenerbahçe dhe Beshiktashi Në vitin 2000, Gallatasaraj fitoi Kupën UEFA dhe Supërkupën e UEFA-s. Suksesi më i madh i Kombëtares turke është vendi i tretë në Kupën e Botës së vitit 2002, finalet e së cilës u mbajtën në Korenë e Jugut e në Japoni. Edhë në Kupën e Konfederatave të organizuar nga FIFA në vitin 2003 zuri vendin e tretë. Turqia ka marrë pjesë tri herë në finalet e Kampionatit Botëror të futbollit: 1950, 1954 e në vitin 2002. Në Kampionatet Europiane, Turqia ka marrë pjesë dy herë në: vitin 2000 dhe në tani në vitin 2008. Turqia ka eksportuar shumë futbollistë në Itali e Gjermani, por edhe një numër i madh lojtarësh të huaj kanë luajtur në Turqi, duke filluar nga George Haxhi e deri të Roberto Karlos.
Edhe basketbolli është një sport i dashur për turqit, ku më i njohuri është ekipi Efes Pilsen.
Turqia në skanerin e statistikave
Turqia në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani ka regjistruar 2 fitore e një humbje (në grup) dhe një barazim në çerekfinale (të fituar më pas me penallti kundër Kroacisë). Në katër ndeshje Turqia ka shënuar 6 gola dhe ka pësuar po 6 gola. Interesant është një fakt se 6 golat e realizuar në Euro 2008 mbajnë firmat e tre lojtarëve që kanë shënuar secili nga dy gola: Nihat Kahveci, Semih Shenturk dhe Arda Turan. Nga 6 golat e pësuar, Volkan Demirel ka pësuar 5 gola dhe Rushtu Reshber ka pësuar 1 gol.
Më shumë ndeshje ndërkombëtare
Lojtari më me eksperiencë ndërkombëtare nga ekipi turk është portieri Rushtu Reshber me 117 ndeshje ndërkombëtare. 35-vjeçari, i cili ishte “tradhtari” e më pas heroi i kualifikimit historik të Turqisë në gjysmëfinale, luajti kundër Kroacisë në vend të portierit të parë Volkan Demirel (24 ndeshje me përfaqësuesen), pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Çekinë. Rushtu, një hero i Turqisë në Kupën e Botës 2002 (vendi i tretë) do të luajë kundër Gjermanisë. Rushtu luan aktualisht për Beshiktashin, por ka mbrojtur edhe portën e Barcelonës (4 ndeshje, sezoni 2003-2004). Rushtu është përfshirë nga Pele në listën e 125 lojtarëve aktivë më të mirë në botë.
Golashënuesi më i mirë
Kapiteni Nihat Kahveci (luan me Vijarealin në Spanjë) është edhe lojtari që ka shënuar më shumë gola nga ekipi aktual i Turqisë: 17 gola, në 59 ndeshje. I dyti për nga numri i golave vjen Tunçaj Sanli, mesfushori i Midëllsbrout në Angli. Tunçaj ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje.
Me kombësi të dyfishtë
Turqia ka pesë lojtarë me kombësi të dyfishtë nga 23 lojtarë të skuadrës së Euro 2008-s. Hamit Altintop ka lindur në Gjermani (luan për Bajernin e Munihut), Hakan ka lindur gjithashtu në Gjermani. Kazim-Riçard apo Kazim-Kazim ka dhe nënshtetësi angleze. Mehmet Aurelio është një lojtar brazilian i natyralizuar si turk. Sulmuesi Mevlut Erdinç ka lindur në Francë dhe luan atje për Soshonë.
Turqia në Europiane
Francë 1960 Nuk u kualifikua
Spanjë 1964 Nuk u kualifikua
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Nuk u kualifikua
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
Itali 1980 Nuk u kualifikua
Francë 1984 Nuk u kualifikua
Gjermani 1988 Nuk u kualifikua
Suedi 1982 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Raundi i parë
Belgj.-Hol.2000 Çerekfinale
Portugali 2004 Nuk u kualifikua
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale
Totali: 3 pjesëmarrje
Turqia në Euro 2008
Gola të shënuar: 6
Gola të pësuar: 6
Gjuajtje në total: 44
Goditje nga këndi: 18
Kartonë të verdhë: 14
Pasa në total: 1725
Pasa të kompletuar: 70%
25 Qershor 2008