Balak: “Këpucët i var te Çelsi”

Kapiteni i Gjermanisë, 31-vjecari Mikael Balak, pohoi se ai dëshiron të qëndrojë te Celsi deri në përfundim të karrierës së tij. Ish-lojtari i Bajernit të Munihut nuk ia ka arritur deri tani të bëjë një përshtypje të mirë në "Stemford Bridxh" qysh kur ai u transferua në parametra zero nga rekordmenët gjermanë në Angli 18 muaj më parë. Balak, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2009, është duke vuajtur nga një dëmtim në kavilje dhe nuk është parë në fushë qysh nga prilli i këtij viti. Mikael tha për tabloidin anglez "The Sun": "Unë ndihem shumë i lumtur dhe dëshiroj të përfundoj karrierën time këtu. Unë dëshiroj të përfundoj karrierën me Celsin nëse do të jem plotësisht në gjendje fizike kur kontrata të përfundojë. Përse të mos luaj edhe për dy vite të tjera në Londër?"