E Diel, 1 Nëntor 2026

Blohin: “Nuk kualifikohem, jap dorëheqjen”

Oleg Blohin e ka bërë të qartë: "Kam marrë përsipër objektivin për ta cuar në finalet e Euro 2008 dhe nëse Ukraina ime nuk do të kualifikohet, do të jap dorëheqjen". Trajneri i Ukrainës i bëri deklaratat gjatë konferencës për shtyp të dhënë në prag të ndeshjes me Skocinë. Ukraina bën pjesë në të njëjtin grup me Francën dhe Italinë dhe duke qenë e katërta në grup ka pak shanse për ekipin e ish-fituesit të "Topit të artë", pasi në Europian shkojnë vetëm dy të parët.

Rejes: "Nuk e ofendova trajnerin"

Sulmuesi spanjoll i Atletikos së Madridit, Hoze Antonio Rejes, pohoi gjatë një konference për shtyp se nuk e kishte fyer trajnerin e tij. "Nuk është e vërtetë që e kam ofenduar teknikun Aguirre. Të dielën në ndeshjen kundër Barcelonës ishte i nxehur me zëvendësimin pasi ishim duke humbur, por e kisha me veten time. Nuk është absolutisht qëllimi im të tregojë mungesë respekti ndaj trajnerit apo dikujt tjetër".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›