Drogba: “Ronaldo nuk është një makinë”

Didier Drogba është i bindur se Kristiano Ronaldo nuk do të përsërisë formën e jashtëzakonshme që tregoi sezonin e kaluar 2006-2007. Sulmuesi i Celsit, Drogba, beson se anësori portugez i Mancesterit nuk mund të shënojë 23 gola, kur për momentin në kampionatin aktual ai ka shënuar vetëm katër. "Unë nuk besoj se Kristiano Ronaldo ka ritmin për të ndjekur arritjet e sezonit të kaluar. Ai nuk është një makinë", - tha sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. Drogba, 29 vjec, pohoi se i vinte keq për thashethemet e hapura sikur ai dëshironte të largohej nga "Stamford Brixh". "Celsi është fati im sot. Unë nuk dëshiroj që kjo aventurë të ndryshojë. Milani? Një klub i mirë. Por, unë nuk kam folur me askënd. Unë di vetëm ato që kam lexuar në shtyp", - tha Drogba, duke hedhur poshtë të gjitha hipotezat e krijuara nga shtypi për një transferim të mundshëm të tij në Milano pas largimit të trajnerit Hoze Murinjo.