E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro sulmon Mesin: Nuk e meriton Topin e arte

Fabio Canavaro, "Topi i artë 2006", vlerëson se argjentinasi i vogël, Leo Messi, autori i një fillimsezoni të jashtëzakonshëm, nuk e meriton "Topin e artë". Sipas italianit, mesfushori sulmues i Barcelonës nuk ka qenë konstant qysh prej fillimit të vitit. "Ju duhet të shikoni sezonin e kaluar, jo vetëm këtë. Ai ka bërë një nisje të shkëlqyer dhe ka luajtur shumë mirë. Por të fitosh një Kupë Botë osë një kupë tjetër, është dicka shumë e rëndësishmë për zhurinë". Canavaro sheh Kaka' si pasuesin e tij ose të tjerë lojtarë nga kampionati italian. "Unë jam i bindur se do të jetë Kaka'. Është emri që përmendet më shpesh. Por, ka gjithashtu lojtarë si Pirlo dhe Ibrahimovic. Ka shumë kandidatë", - shpjegon italiani. Lionel Messi (20 vjec) ka shënuar gjashtë gola, në po aq ndeshje në Ligën spanjolle gjatë këtij viti.
Këmbët e Leos, 50 milionë euro
Këmbë që kushtojnë 50 milionë euro. Është kjo vlera që argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, ka siguruar pjesët më të cmuara të trupit të tij. Mesi, 6 gola deri tani në kampionatin spanjoll, konsiderohet talenti më i mirë në qarkullim. Për këtë arsye është duke menduar të sigurojë këmbët e tij në kompani italiane. Cmimi prim për të paguar nga Mesi është midis 300-400 mijë eurove në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›