Futbollistët ne Angli, milionerë dhe kurnacë

Kampionë të mëdhenj me topin, por shumë kurnacë kur u duhet të vendosin dorën në portofol për të dhuruar para. Ky është konkluzioni që nxjerr "Sun" për futbollistët e Premiership në Angli. Tabloidi i famshëm britanik thekson se ishin shumë pak futbollistët që pranuan të japin një ditë të pagës së tyre për llogari të "Mayday for Nurses', në favor të infermierëve britanikë. Vetëm lojtarët e skuadrës së Fulhamit u bashkuan komplet me këtë iniciativë. Bujarë u treguan edhe futbollistët e Liverpulit (12 lojtarë), kurnacë ata të Mancester Junaitid (2) dhe Arsenalit (3). Shuma e mbledhur ishte sa një e treta e asaj që ishte parashikuar: 300 mijë sterlina.