E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak: Çelsi është skuadra më e mirë në Evropë

Londër - Mikael Balak nuk e shqit lehtë nga mendja gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, në të cilën Çelsi u eliminua vetëm në minutat e fundit shtesë nga Barcelona. Në atë përballje kampionët e sapo kurorëzuar të Evropës morën edhe një “dorë të mirë” nga gjyqtari i ndeshjes, i cili në shumë vende u bë protagonist me gafat e tij. Mesfushori gjerman mendon se skuadra londoneze ishte ajo që e meritonte finalen e Romës.

“Çelsi është ekipi më i fortë në Evropë. Në ndeshjen gjysmëfinale kundër Barcelonës ishim të pafat, pësuam një gol vdekjeprurës në minutat e fundit të takimit. Megjithatë, tani jemi të përqendruar vetëm tek takimi me Evertonin për finalen e FA Cup. Këtë trofe kërkojmë ta fitojmë patjetër”, deklaron Mikael Balak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›