E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkim ndotesve te mjedisit

Ndotja nga mbeturinat është një problem i madh e i vjetër sa shoqëror aq edhe shëndetësor për Shqipërinë.
Qendrat urbane janë edhe më të rrezikuarat pasi shumë qytete vuajnë sot nga mungesa e një disipline qytetare, përsa i përket pastërtisë dhe higjienës publike.

Deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë e përbashkët pushtet qendror pushtet vendor për të ndëshkuar me masa administrative qytetarët që ndotin mjedisin.

Shqipëria ka një legjislacion të vakët për penalizimin e shkaktarëve të ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit.
Shumë qytetarët i hedhin mbeturinat ku të munden, nga ballkoni, nga makina, në rrugë dhe nuk penalizohen.

Bashkia e Tiranës ka bërë herë pas here thirrje për ndërgjegjësim deri në penalizim të atyre që ndotin ambientin.

Por numri i atyre që denoncojnë në numrin e gjelbër, është tejet I vogël krahasuar me dëmin e madh që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në muajin Prill në qendrën operatore janë regjistruar vetëm 3 raste denoncimi, ndërsa në muajin maj, 6 raste denoncimi.
Ndotja nuk vjen vetëm nga qytetarët, por edhe nga bizneset apo sipërmarrjet e ndryshme të cilët së bashku me inferioritetin e shumë bashkive dhe komunave të vendit, ne sot vuajmë nga mbeturinat brenda dhe jashtë qytetit duke rrezikuar seriozisht edhe zonat turistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›