E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale, mos shko në Spanjë

Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez ka këshilluar yllin e Tottenham Hotspur, Gareth Bale të mos transferohet në Spanjë, duke insistuar se atje nuk do të jetë efektiv sikurse në Premierligë.

Bale, 23 vjeç, ka zgjuar interesim nga Barcelona dhe Real Madridi pas paraqitjeve mbresëlënëse për klubin dhe përfaqësuesen e Uellsit në dy vitet e fundit. Por, Martinez beson se kalimi në Spanjë do të ishte ngecje në karrierën e Bale.

“Është kompliment për të që flitet për transferimin e tij te Real Madridi ose Barcelona. Por, mendoj se është vështirë të thuhet nëse do të përfitonte nga transferimi në Spanjë”, deklaroi Martinez për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›