E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turan, ‘frikë’ nga largimi i Falcaos

Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan ka thënë se largimi i Radamel Falcaos do të linte hapësirë të madhe në skuadër. Ylli kolumbian spekulohet se kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane përfshirë Chelsean, pas paraqitjeve fantastike në Vicente Calderon.

Falcao po ashtu ka realizuar 13 herë në nëntë ndeshje këtë stinor, dhe e ardhmja e tij në Atletico është në dyshim. “Do të jetë shumë vështirë për ne nëse largohet Falcao”, deklaroi Turan për të përditshmen turke Milliyet.

“Falcao është djalosh shumë i sinqertë, nuk është vetjak dhe ka respekt për të gjithë. Largimi i tij do të linte boshllëk të madh në skuadrën tonë”, u shpreh Turan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›