Stoichkov, respekt-urrejtje ndaj Mourinhos

Ish futbollisti i Barcelonës, Hristo Stoichkov ka treguar për marrëdhëniet e tij respekt-urrejtje me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.
46 vjeçari bullgar i cili zhvilloi 177 ndeshje me gjigantin katalan gjatë dy aventurave në klub ka thënë se “urren” Mourinhon për shkak të rivalitetit mes skuadrave. Por, Stoichkov, trajner i Litex Lovech në ligën e parë bullgare ka raport të mirë me portugezin.
“E admiroj Mourinhon, e kam shok, por ai drejton Real Madridin dhe për këtë fakt më duhet ta urrej”, deklaroi Stoichkov për Radio Marca.