Sanchez mbetet në Barcelonë

Lajm i keq për klubet e interesuara për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez.
Sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, trajneri Tito Vilanova nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit kilian. Sanchez iu bashkua Barcelonës gjatë verës së vitit të shkuar nga Udinese por deri më tani nuk ka përmbushur parashikimet.
Ai spekulohet se kërkohet nga Tottenham Hotspur dhe Liverpool, por Vilanova insiston për qëndrimin e tij në Nou Camp, ku së fundmi ka humbur statusin e titullarit pas rikuperimit të David Villës.