Barcelona e sigurt, fiton përsëri

Barcelonës i janë dashur 20 minuta lojë për të ardhur deri të goli i parë i cili erdhi pas një depërtimi të Pedros nga krahu i djathtë ku më së lehti shkoj të topi të Adriano i cili realizoi me lehtësi.
Por, epërsia e Barcelonës nuk zgjati shumë pasi që Celta u kthy shpejt me një kundërsulm duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 24 me anë të Bermejo.
Por, entuziazmi pas barazimit i Celtas zgjati vetëm dy minuta pasi që sulmuesi në formë të lartë David Villa shënoi për rezultatin 2-1 në minutën e 26.
Më të filluar pjesa e dytë kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte skuadra e Barcelonës e cila dominoi në të gjitha pjesët fushës.
Kjo ju shpërblye në minutën e 61-të ku Jordi Alba shënoj për rezultat 3-1, edhe pse ishte në një pozitë të dyshimtë jashtë loje.
Megjithatë skuadra modeste e Celta Vigos nuk u dorëzua dhe disa herë u shfaq e rrezikshme me anë të kundërsulmeve.
Pavarësisht kësaj rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona arkëtoi tri pikët e radhës që e mbajnë atë në pozitën e parë ku pas e ndjek skuadra e Atletico Madrid.