E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama ne Elbasan, perballe Zamir Shtylles

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama ka vazhduar edhe dje ne Elbasan te jete e mbyllur ne raport me mediat. Ajo nuk ka dashur te pergjigjet lidhur me pyetjen e bere per raportin me te fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit, ndersa gjate analizes vjetore jane vene ne dukje dobesi dhe suksese ne punen e organit te akuzes. Ina Rama eshte gjendur perballe ish-kreut te hetimit ne institucionin qe drejton, te transferuarit ne detyre, Zamir Shtylla. Ndersa ka kerkuar zbatimin me korrektesi te ligjit, prokuroret kerkuan ambiente te pershtatshme per te kryer detyren. Kreu i organit, Elvin Gokaj tha se gjate 12 muajve eshte punuar per 1.871 procedime penale me 450 te pandehur dhe me 216 te arrestuar.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›