Skeleti, dyshohet ekzekutimi ne vitet 90-te
Shkoder- Skeleti i gjetur ne Kelmend, afer Vermoshit, i perket nje personi te seksit mashkull, midis moshes 20-30 vjec. Ekspertet konstatuan se kufoma ishte ne gjendje teresisht te dekompozuar dhe ne pjesen e kokes kishte nje demtim qe mendohet se ka ardhur ose si pasoje e nje ekzekutimi me plumba pas veshit, ose nga koha e gjate dhe lekundjet e tokes. Misteri eshte shtuar me tej pasi banoret e fshatit Selce, ne vendin e quajtur "Kthesa e Gjinovicit", i thane policise se nuk kishin asnje person te humbur, ndersa ekspertet deklaruan se viktima ka humbur jeten jo me shpejt se nje periudhe 15 vjecare. Hetuesit dyshojne se behet fjale per nje ekzekutim dhe me pas fshehje te kufomes, qe mund te kete ardhur ne vitet 90-te, gjate ndonje tentative arratisjeje per ne Malin e Zi, ne kohen e diktatures. Por nje tjeter version eshte qe skeleti t'i perkase varrezave te fshatit, pasi gjate lekundjeve te tokes, apo ndertimeve ne kete zone, ai mund te jete zbuluar. Policia ka marre listen e te humburve prej 20 viteve te fundit, per te mundesuar identifikimin dhe rrethanat e ngjarjes.
R. Llazari
R. Llazari