Balerinët shqiptarë mbeten jashtë finales së “Amicit”
ROME- Trupa e balerinëve shqiptarë mbeten jashtë finales së “Amicit” e cila do të zhvillohet më 4 janar 2010. Kledi Kadiu, Leon Cino, nuk do të jenë më në stafin e balerinëve profesionistë të këtij emisioni mjaft të njohur në Itali. Lajmi zbulohet nga e përjavshja italiane Tv Oggi e cila shton se spektaklit mund ti mungojë dhe prezenca e balerinës tjetër shqiptarë po aq te talentuar Anbeta Toromani. Kledi Kadiu ishin prej vitesh pjesëtarë të këtij spektakli të prezantuar nga Maria De Filipi, ndërsa Leon , e Anbeta Toromani kanë qenë konkurentë në këtë emision ku zbulohen talentet e reja në këngë e kercim. Leon Cino fitoi çmimin e pare te Amicit ne 2008. Anbeta u shpall zyrtarisht talenti më i mirë më 16 gusht 2009. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi por mbetet të pritet deri në mbrëmjen finale e cila do të zhvillohet më 4 janar 2010.(s.g/BalkanWeb)