E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Konsumatorit: çmimet janë rritur 40 %

TIRANE- Shoqata e Konsumatorëve denoncon rritjen e cmimeve në treg, të cilat ndikojnë në xhepat e njerëz në nevojë, të varfër, e pensionistë. Sipas kësaj shoqate në ditët e Krishtlindjeve çmimet e shitjes së artikujve ushqimorë me pakicë u rritën 25%. Sipas përllogaritjeve që bën shoqata po të krahasohen me vitin 2008, çmimi i mallrave të “shportës” për festat është rritur 38-40%.Sipas shifrave që i referohen nga Shoqata e Konsumatorëve mishi i viçit nga 750 lekë që ishte një vit më parë aktualisht shitet me 850 lekë, mishi i gicit nga 750 lekë në 2008, sot tregohet me 950 lekë, mishi i qengjit nga 750 lekë në 2008, sot tregtohet 850 lekë, gjeli i detit nga 450 lekë në 2008, sot shitet 700 lekë, orizi nga 75 lekë, tregtohet 115 lekë, sheqer nga 65 lekë një vit më parë, sot tregohet 110 lekë, vaji vegjetal nga 120 lekë, tregohet 180 lekë, makarona pako gjysëm kg, nga 65 lekë, shitet 90 lekë, sallata nga 100 lekë në 2008, tregtohet 130 lekë, spinaqi nga 120 lekë tregtohet 150 lekë, lulelakra nga 150 lekë tregtohet 220 lekë, trangulli nga 200 lekë tregtohet 250 lekë, dhe mollët nga 80 lekë tregtohet 130 lekë.Ndërsa në festat e nëntorit të këtij viti, tregu pësoi një shtrenjtim prej 5-10 përqindësh të prodhimeve ushqimore.Rritja e çmimeve ka qenë e pranishme edhe për produkte të tjera, të konfeksioneve, këpucëve etj, por këto, më të përballueshme. Në vëmendje të tregut dhe të organeve kontrolluese shtetërore, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar u drejtohet tregut, prodhuesve, organeve të kontrollit, organeve tatimore, që të jenë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm, më afër kërkesave të konsumatorëve dhe në mënyrë të veçantë, për t’iu kundërvënë kësaj tendence negative dhe spekulative të rritjes së çmimeve, që tashmë ka fituar “të drejtën e qytetarisë” në festa, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë pasojat e krizës.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›