Rama: Sukseset e Berishës, imagjinare, vendi në krizë
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cilëson “imagjinare” sukseset të cilat kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë se ka arritur në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ndërsa thekson se vendi po zhytet gjithnjë e më shumë në krizë ekonomike dhe demokratike “Parada e sukseseve të Sali Berishë janë pjellë e fantazisë së pinokut tonë qeveri. E vërteta është se vendi ynë ka hyrë në një krizë të pashoq shumë më alarmanet se sa tregojnë shifrat e INSTAT, të Sali Berishës .“- theksoi sot lideri socialsit në një konferencë për shtyp si kundërpërgjigje e deklaratave të kryeministrit Berisha.Rama akuzon kryeministrin Berisha si fajtorin kryeror të krizës në të cilën ndodhet vendi dhe që do të ndjehet më shumë pas janarit të 2010.“Marrëzia e tij për pushtet të përjetshëm, e para të madhe përmes korruptimit të pushtetit, ja ka shterur fuqitë ekonomisë shqiptare dhe ka provokuar një rënie agresive ekonomike, të cilën nuk e ndjen oborri i familjes në pushtet por e vuajnë dhe do ta vuajnë përditë e më shumë pas Vitit të Ri familjet shqiptarë që nuk kanë lidhje me atë oborr.”Sukseset e Berishës janë imagjinare tha Rama duke i kujtuar kundërshtarit të tij politik rritjen e e cmimit të energjisë me 22% ; vendosjen e TVSH për biznesin e vogël; 100 mijë rrogtarët të cilët pagën mujore të dhjetorit nuk do ta marrin; nuk do marrin pagën e 13-të që përcakton ligji; dhe rritjen e rreme të pensioneve për pensionistët.“Shqipëria e vitit 2009 është më e korruptuar, jo sipas opozitës, por sipas organizatës botërore që monitoron korrupsionin në botë. Ekonomia shqiptare ka pasur rritjen më të ulët që prej 1997, jo sipas opozitës, por sipas INSTAT. Vetëm kaq mjafton për të treguar se sukseset janë pjellë e fantazisë“- nënvizon Rama.“Vendi ynë ka hyrë në një krizë, shumë më alarmanet se sa tregonjë vetë shifrat .Duke përmendur shifrat e institucioneve përkatëse statistikore Rama tha se leku ka njohur zhvlerësimin më të madh këtë vit, dhe ky zhvlerësim do të rritet dhe të tej ndërsa kërkesat e emgrantëve do të vazhdojnë të bien në 2010 “Kjo qeveri bazohet në shifra jo të vërteta, Kriza ekonomike që Berisha vazhdon ta fshehë me fjalë, por nuk e fsheh nga jeta reale shumë ë vështirësuar për shqiptarët, e cila po thellohet kur shteti i së drejtës ka rënë dhe nuk ka barazi ligjore, mungojnë të drejtat dhe ka deformim të shtypit në funksion të shtetit”- theksoi Rama.Berisha ik, protesta pas Vitit të Ri Lideri i opozitës paralajmëroi protesta të reja akoma më të fuqishme menjëherë pas Vitit të Ri. “ Beteja jonë në shesh do fillojë pas Vitit të Ri, akoma më e fuqishme me të gjithë opozitarët. Do të protestojmë për të larguar Berishën nga qeveria”- deklaroi Rama duke këmbëngulur në kërkesën e opozitës për hapjen e kutive në interes të demokracisë së vendit.“është gënjeshtër e Berishës se kutitë nuk hapen për shkak të vendimit të gjykatës, por Berisha e di të fshehtën që fshihet brenda kutisë”- theksoi Rama.Duke iu përgjigjur kërkesës për dialog të kryeministrit, kreu socialist tha “Po dialogut, por në kushte e kritere të barabarta. Ta harrojë Berisha se realizon dialogun duke bërë shfaqje të përgjithshme banale dhe duke vazhduar luftën vulgare me opozitën”.Sipas Ramës Berisha kërkon të mbulojë “zullumet e tij duke ia vënë fajin opozitës, por opozita se ka fajin për Gërdecin, korrupsion e Rrëshen- Kalimashit.Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se Berisha do të përballet me drejtësinë për të gjitha akuzat ndaj opozitës. “Asnjë padi nuk do mbyllet pa zgjidhje. Berisha do i paguajë një më një, akuzat e shpifjet qe ka bere ndaj nesh”.(s.g/BalkanWeb)