E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, rreshjet shembin urën. Tre fshtatra të bllokuar

GRAMSH- Rreshjet e shumta vazhdojnë të shkaktojnë dëme në Shqipëri. Në zonën e Gramshit, rreshjet kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave në rrugën drejt komunës Kukur. Për pasojë ura që lidh fshatin me qytetin është shembur duke lënë të bllokuar që prej mbrëmjes së të hënës tre fshatra. Ura e shembur lidhte fshatin Kukur, Rodhje dhe rrethin e Pogradecit me Gramshin. Që nga nata e djeshme asnjë mjet nuk mund të kalojë dot në këtë rrugë, ndërsa autobuzët dhe mjetet furgonë kanë nisur ritualin e përhershëm në raste të tilla, atë të kalimit të pasagjerëve më këmbë përgjatë pjesës së rrugës ku ka ndodhur shembja, dhe udhëtimit më pas me një mjet tjetër që pret në anën tjetër të rrugës për të shkuar në Gramsh.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›