Lezhë, 45 vjecari gjendet i vrarë me mjete të forta
LEZHE- Vrasje gjatë orëve të natës në qytetin verior. 45 vjecari Lekë Gjon Biba është gjetur i vrarë me thikë rreth orës 23.00 pak metra larg makinës me targa TR 6898 F.Burime nga policia e Lezhes thanë se makina dhe pak me tutje trupi e pajetë i 45 vjecarit janë gjetur pranë lumit Mat në urën e Milotit.Në fillim policia dyshoi se mund të kishte ndodhur aksidet automobilistik, por pas kqyrjes së kufomës konstatoi se bëhej fjalë për vrasje. Viktima mësohet se është ekzekutuar me mjete të forta të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen.Sipas hetimeve të para viktima ka marrë goditje të forta në kokë të cilat mund të jenë kryer më thikë ose me levë.Policia ka shoqëruar në komisariat djalin e viktimës, si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen. Mësohet se i riu ishte shfaqur në spitalin e Lezhës, ku ishte vendosur trupi i vdekur i 45 vjecarit Lekë Gjon Biba në gjendje të rëndë depresive.Nuk jepen detaje të tjera ndërsa policia nuk sqaron as nëse i riu është shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit të vrasjes apo të autorit të krimit. Policia ka nisur verimet procedurale hetimore për të zbardhur motivin si dhe autorët e vrasjes.(s.g/BalkanWeb)