E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Leninin, 52 vite më parë më veshën kostumin në Moskë

>Somario
Në Teatrin Artistik të Moskës më kanë përgatitur grimin, mjekrën, mustaqet, paruken etj, por dhe kostumin e Leninit. Mua më morën masat për të më prerë kostumin, por atje më thanë se ne kemi kostumin që aktori rus ka lozur rolin e Leninit, po në këtë pjesë në vitin 1941, ndërkohë që unë atje isha në vitin 1957. Ata e sollën kostumin, e provova dhe më rrinte shumë mirë. Ma dhanë atë kostum dhe më thanë e gëzofsh. Me atë kostum unë kam bërë Leninin në 3 nëntor të vitit 1957......

Ja çfarë ndodh në filminNe dhe Lenini:
Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e të moshuarve Lulet e Vjeshtës, ku një grusht pleqsh shtyjnë ditët. Befas i kërcënohen nga rreziku, që të mbeten pa shtëpi. Strehës ku ata banojnë i del pronari, një biznesmen që ka vënë kandidaturën për kryetar bashkie në qytet. Pleqtë i kundërvihen vendimit të Komisionit të pronave dhe kërkojnë anulimin e tij. Ata zbulojnë se kandidati për kryetar bashkie i ka falsifikuar dokumentet  e pronësisë dhe kërkon që të përvetësojë një pronë që nuk i takon. Pleqtë kërkojnë ndihmën e Llazar Koritës, aktorit të njohur që dikur para shumë vitesh ka interpretuar Leninin në një dramë të njohur, por që ka mbetur në memorien e publikut. Lenini hidhet në mbrojtje të së drejtës, por përpjekjet e tij bien në vesh të shurdhër.

Aktori flet për rolin e tij të fundit në filmin Ne dhe Lenini. Pas 52 vitesh, ai tregon se si vjen në ditët e sotme Lenini

LAZER FILIPI

Ka mbi 60 vjet që merret me filmin dhe teatrin, por ende është i mbushur me pasione dhe energji për të vënë në skenë drama të reja, apo për të interpretuar role. Gjatë jetës së tij ai ka bërë shumë role, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut. Ky është aktori Lazër Filipi, i cili në një intervistë dhënë për gazetën tregon se për profesionin e tij ai ka punuar me pasion dhe nuk ka ndjerë lodhje. Lazër Filipi është aktori që ka pasur shumë dëshira në jetë. Tregon se ka shumë pak pengje në jetën artistike, pasi ai ka arritur që të realizojë atë që ka dashur. Me filmin Ne dhe Lenini regjisori Saimir Kumbaro rrëfen historinë tragjik-komike të një grupi të moshuarish që jetojnë në një azil. Ky është një produksion që regjisori Kumbaro i kthehet pas 12 vitesh, një film i cilësuar ironik dhe tendencioz. Bëhet fjalë për një portretin e Leninit, atij që ekziston në trurin tonë. Me skenar të Ruzhdi Pulahës, filmi përcjell idenë e regjisorit duke u futur në një lloj bunkerizimi të trurit apo mbeturina të diktatorit. E kaluara komuniste, se si është përjetuar në një kontekst historik, qesharak, u kthen një lloj dëshpërimi atyre që kaluan pjesën më të mirë të jetës, në këtë brumosje. Sot është premiera e filmit Ne dhe Lenini dhe aktori Filipi, i cili ka rolin kryesor tregon për personazhin që ai interpreton, një personazh i cili e rikthen atë në shfaqjen që ka interpretuar para 52 vitesh Orët e Kremlinit.

 
-Në filmin Ne dhe Lenini ju keni rolin kryesor. Çmund të na tregoni rreth tij?

Në filmin e regjisorit Saimir Kumbaro Ne dhe Lenini mua mu besua dhe mu dha roli i një aktorit, i cili quhet Llazar Korita. Sëbashku me azilantët e tjerë është dhe ky aktor, por që e ka luajtur këtë figurë Leninin para shumë vitesh, por dhe shumë role të tjera. Ky ka edhe një kasetë të rolit që ka luajtur, dhe me shokët e tij pensionistë ai ka bërë diçka në të kaluarën. Në këtë film unë i jam shumë borxhli skenaristit Ruzhdi Pulaha dhe në mënyrë të veçantë regjisorit Saimir Kumbaro, i cili ma besoi këtë rol. Dua të them se këtë rol ma ka pëlqyer shumë dhe operatori i filmit Nino Çeleste, i cili është italian dhe ka bërë 220 filma në Itali. Ai dhe ka punuar me regjisorët më të mëdhenj. Atyre unë i pëlqeva me rolin që unë kisha bërë dikur, por ata menduan që edhe sot kur unë provoja për tu bërë Lenin, pavarësisht se janë mbi 50 vite, që është luajtur, isha në gjendje të jap të njëjtën figurë. Madje dikush mund të thotë se ky Lenin që po shohim në film është po ai që ka qenë dikur, apo është filmuar në atë kohë apo tani. Pra falë shëndetit dhe të tjerave unë jam përpjekur që me çdo kusht të jap atë që ky aktor akoma ruan tiparet e Leninit.

-Ju e keni interpretuar rolin e Leninit para shumë vitesh. Si e kujtoni atë kohë?

Para se të vinte Vladimir Bortgov në Shqipëri kanë qenë disa regjisorë të tjerë shqiptarë më parë: Pandi Stillu, Zina Andri dhe Kujtim Spahivogli. Me këta regjisorë ne kemi punuar dy muaj, më pas erdhi regjisor nga Bashkimi Sovjetik,Vladimir Bortgov. Ajo pjesë në atë kohë u mor parasysh, sepse ajo kishte një ide që është e përjetshme, elektrifikimi i vendit. Është një ide e madhe, që më parë e kanë pasur ata dhe më vonë e patëm dhe ne, por që vazhdojmë ta kemi edhe sot. Energjia sot është ekonomia, problemi, jeta aktuale. Shteti jonë po përpiqet në këtë drejtim që të bëjë diçka për energjinë , në mënyrë që edhe ne të kemi drita 24 orë. Edhe tek ne sot kjo temë është aktuale, sepse ne kemi nevojë për energji elektrike.

-Si vjen ndryshimi në figurën që ju interpretoni, pra Lenini para 52 vitesh dhe sot?
Sot ne nuk kemi Leninin e vërtetë në pjesë teatrore, por kemi vetëm aktorin që loz Leninin dhe ndryshimet i ka bërë skenaristi dhe regjisori. Unë në vend që të isha në skenë jam në azilin e pleqve. Megjithatë edhe njerëzit që janë në azil të pleqve, janë njerëz që mund ti japin shoqërisë. Në azil ata shkojë për arsye të ndryshme, mund ti kenë vdekur njerëzit, kanë shkuar jashtë shtetit etj, por megjithatë kjo politikë që bëhet për të rigjeneruar aftësitë e jetës së këtyre të moshuarve është diçka e mirë.

-Si ndikonte demagogjia e kohës në artin e atyre viteve, ndërkohë sot kemi realitet tjetër?

Në atë kohë arti përkrahej, teatri është përkrahur sepse e gjithë ekonomia dhe të gjithë paratë i kishte shteti, i cili shpenzonte aty ku donte. Siç kemi parë në Orët e Kremlinit apo dhe pjesë të tjera, janë dhënë para në atë kohë, kurse sot është e vështirë që të akumulosh para për pjesë të mëdha shfaqjeje. Sot në shfaqjet teatrore, sidomos të rinjtë vënë pjesë teatrore me shumë pak personazhe, sepse nuk i përballojnë ekonomikisht. Unë për Nënë Terezën falë biznesit si dhe disa institucioneve munda që ta realizoj pjesën.

-Çmund të na thoni për Leninin, që vjen në ditët e sotme?
Ky Lenini që është aktori Lenin, jeton si gjithë të tjerët. Ai përpiqet që ruajë këtë shtëpi të moshuarish, ku ne banojmë që mezi na e kanë gjetur, që kërkon të na e marri një pseudopronar, i cili do të përvetësojë këtë ndërtesë. Ne të gjorët si azilantë që jemi përpiqemi shumë për të ruajtur këtë ndërtesë. Kërkojnë ndihmë që të zbardhet e vërteta dhe ne e gjejmë pronarin e vërtetë, që ka qenë një italian që ia ka blerë shtetit. Ne shkojmë me shpresë që ky azil do të bëhet i joni. Por hasim në shumë vështirësi të tjera. Ne na nxjerrin pengesa deri në fund që unë ngel vetëm, dhe shpresojmë se një ditë azilantët do ta kenë këtë pronë.

-Keni një karrierë të gjatë artistike. Cili është roli që ju do të donit të identifikoheshit?
Në veprën Orët e Kremlinit, është e vërtetë që është një rol shumë i bukur dhe nuk bëhet kollaj. Është shumë vështirë që të gjesh një aktor që të bëjë këtë figurë. Kam dëgjuar se po kërkojnë një aktor të madh italian për të bërë një film për Leninin, por po ashtu kam dëgjuar se po kërkojnë dhe në Amerikë. Unë kam pasur role të shkëlqyera dhe nga dramaturgjia jonë shqiptare. 
-Si ju duk në atë kohë roli i Leninit, pra kur e keni interpretuar në vitin 1957?
Unë kam studiuar jashtë shtetit, në Zagreb dhe në Pragë. Kisha parë shfaqjen dhe e dija që në atë kohë bëhej një lëndë mësimore ku ishte dhe jeta e Leninit. Unë isha thelluar shumë në atë aspekt, dhe kur lexova në Shqipëri dramën Orët e Kremlinit, mendova se Bogodini e ka shkruar për mua këtë dramë. Unë e ndjeja dhe isha i përgatitur. Unë kam qenë në Bashkimin Sovjetik, pasi ishte vendosur që të bëhej vepra, dhe në Teatrin Artistik të Moskës më kanë përgatitur dhe grimin, mjekrën, mustaqet, paruken etj, por dhe kostumin e Leninit në Moskë. Mua më morën masat p

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›