E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE fajëson PS: Kutitë trajtim në Kushtetuese

TIRANE-Presidenti i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Mehmet çavosoglu përsërit kërkesën se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri, zgjidhet duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas Komisionit të Venecias. çavosoglu në një deklaratë nga Qipro ku merr pjesë në punimet mes parlamentarëve të vendeve të KIE-s, ka fajësuar opozitën për moszgjidhjen e krizës politike.
“Ne jemi përpjekur që problemi të zgjidhet. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe progres. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të përmbushur standardet e Asamblesë Parlamentare, që do ta aftësojnë në një të ardhme të afërt, të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. Ne i kërkuam në deklaratën tonë me shkrim opozitës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias. Ne kemi një trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion”, - theksoi presidenti i Asamblesë së KIE-s.

Ndërsa theksoi se “bojkoti dhe greva e urisë është një qëndrim i papjekur në demokraci. Mesazhi vjen ne prag te takimit qe përflitet të zhvillohet një takim mes dy liderëve të PD-së dhe PS-së, Berisha dhe Rama, me qëllim arritjen e një kompromisi për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›